Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më pak se 100 janë rastet e reja të Covid-19 në 24 orët e fundit

Foto: arkiv

95 janë rastet e reja të koronavirusit në vend. Kjo është më pak se 0.8 për qind e 12 171 testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Nuk ka raste të reja në 8 rrethe. Shumica janë të regjistruar në Sofje - 17, pasuar nga rrethi i qytetit të Sofjes dhe Pazardzhik me 9 secili, Burgas dhe Varna me nga 8 secili.

Pacientët aktivë të regjistruar janë 10 757. Të shtruar në spital janë 1954 veta. 227 persona të infektuara trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit, 25 njerëz vdiqën me koronavirus të konfirmuar. Me ta, të vdekurit nga epidemia arritën në 17 957 veta. Të shëruarit për 24 orët e fundit janë 1064 persona dhe ata tashmë numërojnë 392 035 persona.

17 626 vaksina u dhanë të mërkurën. Që nga fillimi i imunizimit u administruan 1 619 744 doza.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

2/3 e bullgarëve mbështesin demokracinë dhe anëtarësimin në BE

20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të agjencisë "Alpha Research" të porositur nga Fondacioni për Kërkime Humanitare dhe Sociale - Sofje...

botuar më 24-08-24 11.35.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-08-23 7.40.MD

Bullgaria është lider në Evropën Qendrore dhe Lindore përsa u përket eksporteve të produkteve bujqësore në Kinë

Në vitin 2023, 47% e totalit të eksporteve të Bullgarisë drejt Kinës është përbërë nga produkte bujqësore dhe ushqimore. Për sa i përket këtij eksporti në vitet 2022 dhe 2023, Bullgaria zë vendin e parë ndër vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore...

botuar më 24-08-23 4.55.MD