Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri i Rilës dhe qyteti i lashtë Nesebër janë ndër objektet më të njohura të UNESKO-së në Bullgari, tregon kuizi ynë online

Foto: arkiv

Në lidhje me përvjetorin e 85-të nga transmetimet e para të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë shtetit pasardhësi i tyre - Radio Bullgaria, startoi një lojë me pyetje për kulturën dhe historinë bullgare.

Në edicionin e dytë ju pyetëm: Cilat nga objektet kulturore janë në listën e UNESKO-s?

Rezultatet e përmbledhura nga dhjetë versionet gjuhësore të Radio Bullgarisë tregojnë se më të njohurit janë Manastiri i Rilës dhe qyteti i vjetër Nesebër. Këto janë dy prej destinacioneve më të njohura për turizëm kulturor në vendin tonë.


Kisha e Bojanës, e cila gjithashtu është objekt nën egjidën e UNESKO-s radhitet në vendin e tretë për nga popullariteti ndër auditorin tonë internet.

Më pak vota dhe me bazë morën Perperikon dhe Herakleja Sintika. Këto dy objekte nuk janë pjesë e Listës së UNESKO-s, por ka ka të ngjarë që për shkak të popullaritetit të fituar vitet e fundit u përfshinë nga disa pjesëmarrës në përgjigjet e tyre të anketës sonë.

Më shumë për monumentet kulturore të Bullgarisë që janë në Listën e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore mund të lexoni KËTU.

Duke ju falënderuar nga zemra për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë në kuizin tonë të ardhshëm, i cili së shpejti do të shfaqet në sajtin e Radio Bullgarisë!

Përpilues: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot - 20 gusht 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në minutat për muzikë ju ofrojmë një version të ri të këngës "Dashuria është si" të interpretueses Milena Canova . Ju urojmë minuta të këndshme! 01.47 –  Lajmet 12.47 –..

botuar më 24-08-20 3.00.MD

Në korrik, Radioja Kombëtare Bullgare mori pothuajse 400 letra nga 19 vende

Përshëndetje, miq të dashur! Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se pas shfaqjes së kartolinave të reja QSL të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) , morëm një ortek letrash. Vetëm në korrik janë gati 400! Adhuruesit tanë nga Gjermania dhe India..

botuar më 24-08-20 7.20.PD

Bullgaria sot - 19 gusht 2024

Sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në rubrikën “Shoqëri” do ta drejtojmë vëmendjen tuaj te regjistrimi i fundit i popullsisë në Shqipëri, sipas të cilit bullgarët janë minoriteti i..

botuar më 24-08-19 3.00.MD