Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekziston një dialog midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Foto: BGNES

Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi më i rëndësishëm dhe mik i ngushtë, prandaj zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe është me rëndësi për Bullgarinë. Kjo kërkon kontakte të rregullta, dialog dhe bashkëpunim, tha Presidenti Rumen Radev gjatë takimit të tij me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Veriore Zoran Zaev. “Të dy shtetet duhet të zgjidhin çështjet e diskutueshme nëpërmjet dialogut” theksoi Kryeministri Zoran Zaev.

Delegacioni maqedonas në përbërjen e të cilit ishin edhe Zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Nikolla Dimitrov dhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, u takuan edhe me Kryeministrin e përkohshëm Stefan Janev dhe me liderët e partisë GERB dhe Partisë Socialiste Bullgare. “Delegacioni i kryesuar nga Kryeministrin Zaev erdhi me propozime konkrete, të cilat do t’i shqyrtojmë në mënyrë profesionale ditët në vijim”, tha Janev.

Vizita e Kryeministrit Zaev është pak përpara mbledhjes së Këshillit Evropian për Çështjet e Përgjithshme, i cili do të zhvillohet të martën e ardhshme dhe do të diskutojë fillimin e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën për anëtarësimin në BE. Pozita e Bullgarisë është se korniza negociuese nuk plotëson kërkesat e vendit tonë, por sipas Janev dhe Zaev ekziston një dialog në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Delegacioni maqedonas mbetet në Sofje edhe sonte, kur bisedimet do të vazhdojnë në një mjedis joformal.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 17 shtatorin

Ditën e premte do të mbetet e ngrohtë për shtatorin, por nga perëndimi retë do të shtohen dhe pas dite në rajonet perëndimore do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Ka kushte për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizen nga 14 deri..

botuar më 21-09-16 8.10.MD

BSP ishte e vetmja parti që nuk mbështeti një rezolutë për Rusinë në PE

BSP përsëri doli të ishte partia e vetme në grupin socialist në Parlamentin Evropian, përfaqësuesit e së cilës votuan kundër një rezolute që kërkonte një strategji të re të BE-së në marrëdhëniet me Rusinë. Deputetët e tjerë bullgarë e mbështetën..

botuar më 21-09-16 6.03.MD

Misioni i KE mbërrin në Bullgari për shkak të sanksioneve të vendosura sipas ligjit Magnitsky

Parlamenti Evropian diskutoi sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara sipas ligjit global “Magnitski” mbi Vasill Bozhkov, Deljan Peevski dhe Ilko Zheljazkov dhe kompani të lidhura me ta. Gjatë debateve, eurodeputetët kërkuan një përgjigje..

botuar më 21-09-16 5.36.MD