Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria përkrah iniciativën e Francës dhe Gjermanisë për dialog të drejtpërdrejtë me Rusinë

Rumen Radev
Foto: EPA/BGNES

Pas pjesëmarrjes së tij në mbledhjen e Këshillit Evropian në Bruksel, Presidenti Rumen Radev tha para gazetarëve, se çështjet e hapura midis BE-së dhe Rusisë duhet të zgjidhen në një dialog të drejtpërdrejtë. Këtë e njoftoi zyra presidenciale e shtypit. Kreu i shtetit theksoi se bëhet fjalë gjithashtu për nivelin e ambicies së BE për të qenë një faktor ose një vëzhgues në një shkallë globale. Sipas tij, realizmi është i nevojshëm në gjeopolitikë dhe jo rastësisht në Këshillin e fundit Evropian ai shprehu qëndrimin se shtatë vjet sanksione nuk kanë çuar në rezultatet e dëshiruara dhe për këtë arsye është e nevojshme të kërkohen mjete të reja për të zhvilluar marrëdhëniet me Rusinë. “Ne po humbasim vetëm nga opozita e ndërsjellë dhe kjo është arsyeja pse Presidentët Biden dhe Putin dhanë sinjalin e parë në këtë drejtim”, tha Rumen Radev.

Lidhur me Planin për Rindërtimin dhe Qëndrueshmërinë e Bullgarisë, Presidenti vuri në dukje se ai duhet të zhvillohet në mënyrë të tillë që të arrijë sa më shumë njerëz të jetë e mundur dhe të çojë në modernizimin e vërtetë të vendit. Kreu i shtetit theksoi se qeveria e përkohshme po punon shumë për Planin, për të qenë ai në përputhje me kërkesat evropiane dhe për të çuar në rritje ekonomike me përparësi të qarta. Një shembull në këtë drejtim është projekti për krijimin e një sistemi të urgjencës mjekësore ajrore me 6 helikopterë, i cili do të lejojë një përgjigje brenda orës së parë pas marrjes së një sinjali emergjence.

I pyetur në lidhje me diskutimin mbi ligjin kundër pedofilisë të miratuar nga Hungaria, presidenti theksoi se dënimi i Hungarisë nuk do të zgjidhë problemin. “E drejta e vetëvendosjes është një vlerë themelore dhe duhet të përkrahet, por askush nuk e ka të drejtën t’u imponojë të tjerëve kuptimet dhe botëkuptimin e vet”, tha kreu i shtetit, duke theksuar se pala hungareze është ajo e cila mund të shpjegojë motivet për të miratuar një ligj në mbrojtje të fëmijëve dhe familjes.


Më shumë nga rubrika

Kompensime për biznesin nga tetori për shkak të rrymës së shtrenjtë elektrike

Biznesi dhe sindikatat u morën vesh me kryeministrin në detyrë Stefan Janev për kompensime financiare për 600 mijë firma për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike. Kompensimi do të pasqyrohet në faturat e energjisë elektrike të tetorit..

botuar më 21-10-19 4.03.MD
Ministri Prof. Nikollaj Denkov

Mësuesit pa certifikatë të gjelbër duhet të japin mësim nga shtëpia, rekomandon Ministri i Arsimit

Mësuesit që nuk kanë një certifikatë të gjelbër mund të japin mësim nga distanca. Ky qëndrim u shpreh për bTV nga Ministri i Arsimit Prof. Nikollaj Denkov me rastin e kufizimeve të reja të diskutuara kundër shpërndarjes së Covid-19 në shkolla...

botuar më 21-10-19 3.44.MD

Protesta në kryeqytet dhe në vend kundër çmimeve të larta të energjisë elektrike

Punëdhënësit, sindikatat dhe qytetarët organizuan protesta duke kërkuar kompensim të menjëhershëm dhe jo-simbolik për çmimet e larta të energjisë elektrike. Të pakënaqurit bllokuan trafikun në qendër të qytetit të Sofjes. Çmimi i energjisë..

botuar më 21-10-19 3.13.MD