Pozita e vendit tonë mbi perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut është konsekuente dhe e qartë, thuhet në qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Politika e zgjerimit të BE duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës për anëtarësimin në Bashkim. Pala bullgare këmbëngul në garanci të besueshme se interesat tona themelore nuk do të shkelen. Praktika e shkeljes së të drejtave të njerëzve me vetëdije bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të ndalet, thuhet në pozitë. Pavarësisht nga sfidat, Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të zhvillojnë marrëdhënie të plota në të gjitha fushat të bazuara në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë. Zbatimi efektiv i Marrëveshjes duhet të jetë ndër kriteret në Kornizën Negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pala bullgare shpreh gatishmërinë e saj për një dialog konstruktiv gjatë Presidencës së ardhshme sllovene, si dhe gjatë Presidencave të ardhshme të Këshillit të BE-së, për arritjen e rezultateve të qëndrueshme në zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, gjë që padyshim do të jetë në dobi për të gjithë rajonin dhe për të ardhmen e tij evropiane, theksohet në përfundim në pozitën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..
Bullgaria doli nga një gjumë i gjatë politik - 81 ditë pas votimit të gjashtë të parakohshëm parlamentar, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e 105-të të vendit. 125 deputetë mbështetën kabinetin e koalicionit, të vulosur nga një marrëveshje midis tre nga..
Presidenti Vuçiq i ofron opozitës të iniciojë referendum nëse ai duhet të qëndrojë në postin e presidentit Serbët nuk besojnë se zgjidhja e krizës politike në vend mund të jetë një “referendum konsultativ” për besimin ndaj presidentit, siç ka..