Pozita e vendit tonë mbi perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut është konsekuente dhe e qartë, thuhet në qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Politika e zgjerimit të BE duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës për anëtarësimin në Bashkim. Pala bullgare këmbëngul në garanci të besueshme se interesat tona themelore nuk do të shkelen. Praktika e shkeljes së të drejtave të njerëzve me vetëdije bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të ndalet, thuhet në pozitë. Pavarësisht nga sfidat, Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të zhvillojnë marrëdhënie të plota në të gjitha fushat të bazuara në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë. Zbatimi efektiv i Marrëveshjes duhet të jetë ndër kriteret në Kornizën Negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pala bullgare shpreh gatishmërinë e saj për një dialog konstruktiv gjatë Presidencës së ardhshme sllovene, si dhe gjatë Presidencave të ardhshme të Këshillit të BE-së, për arritjen e rezultateve të qëndrueshme në zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, gjë që padyshim do të jetë në dobi për të gjithë rajonin dhe për të ardhmen e tij evropiane, theksohet në përfundim në pozitën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Diskutuam se si ta bëjmë NATO-n më të fortë, duke u fokusuar në punën kolektive, duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e secilit vend anëtar, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shtoi se në diskutimet në Uashington në kuadrin e samitit me..
Kërkimi i Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetja e Bullgarisë ishin temat e diskutuara në takimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev në kuadër të samitit të NATO-s në Uashington, raporton BGNES...
Greqia riktheu pjesërisht javën gjashtëditore të punës Greqia ka rikthyer javën gjashtëditore të punës për disa biznese në përpjekje për të rritur produktivitetin dhe punësimin. Rregullorja, e cila hyri në fuqi më 1 korrik, parandalon..