Radioja Kombëtare Bullgare ka hyrë në jetën e kompozitorit Dimitër Nikollovdhe për një periudhë të gjatë ka qenë si shkollë, skenë muzikore dhe një frymëzim për të. Ai është mes kolegëve tanë të pakët, të cilët mund t’i quajmë doajenë të Redaksisë Muzikore në Radio Bullgaria. Në vazhdim të afro 40 vjetëve Dimitër Nikollov punon si redaktor muzikor dhe autor i transmetimeve në Radion Kombëtare Bullgare, kompozon dhe vepra muzikore, të cilat hyjnë në repertorin e orkestrave simfonike dhe koreve të përziera. Muzika dhe radioja për Mitko Nikollovin janë dy zanate të ndërlidhura, të cilat i kanë sjellë shkaqe për krenari, dashuri, takime dhe një frymëzim të madh.
“Rasti im në radio është jo tradicional - thotë ai. Të gjithë stazhin tim të punës unë e kalova në një vend – në Radio Bullgarinë”. Kur ka përfunduar Akademinë Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov” gjatë vitit 1971, kanë shpallur konkurs për redaktor muzikor. Ai është paraqitur, menjëherë e kanë pranuar në punë dhe nuk ka ndryshuar vendin e tij të punës deri në daljen e tij në pension gjatë vitit 2009.
“Pavarësisht se kam pasur propozime joshëse gjatë viteve, dy gjëra më mbajtën në Radion Kombëtare Bullgare - njerëzit e shkëlqyer dhe të talentuar dhe jashtëzakonisht inteligjentë me të cilët kam punuar këtu, si dhe sasia shumë e madhe e muzikës nga Bullgaria dhe nga e gjithë bota, të cilën pata mundësi ta dëgjojë. Unë jam kompozitor dhe mua kjo më interesonte. Shumë gjëra mësoheshin në lëvizje e sipër, sepse përgatitja ime ishte në një drejtim tjetër muzikor, jo kaq të konkretizuar në një media, në radio. Atëherë kam qenë rreth 25 vjeç, kurse redaktorët më të parë muzikorë, 20-30 vjet më të mëdhenj se unë më mësonin me punën në studio dhe të mund të bëj montime.”
Dimitri e gjen Radion tani shumë të ndryshuar në krahasim me fillimin e rrugës së tij këtu. “Lidhësja midis programeve ishte muzika e shumtë dhe transmetimet lidhur me kulturën, të cilat ishin të vlefshme dhe interesante” - thotë kolegu ynë:
“Faktikisht Radio Bullgaria paraqitet si një program i sintetizuar. Sepse mundej të sillte të gjithë informacionin e rëndësishëm për Bullgarinë, që në programet e tjera kalon për 24 orë, në kuadrin e një programi nga 1 deri më 3 orë dhe kjo për një publik konkret - qoftë kjo në gjuhën bullgare, në frëngjisht, anglisht ose dhe në gjuhët e tjera, në të cilat ka transmetuar radioja. Kjo është një detyrë mjaft e rëndë gazetare, të cilën kolegët tanë e përballonin shumë mirë”.
Dimitër Nikollov është i njohur dhe me punën e tij si një kompozitor. Ai preferon format e mëdha muzikore, të cilat i përngjan me novelat në letërsi. Ato janë fryt i një përqendrimi mjaft të madh, shumë pune dhe netëve të tëra pa gjumë: Frymëzimi është vetëm fillimi, ideja, të cilën ti e zhvillon më pas përmes përvojës dhe disiplinës. Por në Bullgari, profesion “kompozitor” nuk ka. Dhe sot e kësaj dite është kështu.”
Portreti krijues i Dimitër Nikollovit nuk do të jetë i plotë pa praninë e shoqes së tij të besuar në radio dhe në jetë Borjana Zheleva. Ajo po kështu është gazetare me një përmbushje të fortë krijuese dhe një ndjenjë tepër fine dhe të hollë ndaj melodisë së fjalëve, kurse Radio Bullgaria është një ndalesë dhe në rrugën e saj profesionale, meqenëse gjatë vitit 2000 bashkëpunon me redaksinë e gjuhës bullgare:
“Atmosfera ishte e shkëlqyer, kolegët ishin jashtëzakonisht dashamirës ndaj njëri tjetrit. Produkti i radios pëlqehej shumë. Kam folur dhe me njerëz jashtë shtetit, të cilët në ato kohëra na ndiqnin rregullisht. Jehonat ishin të shkëlqyera. Çdo gjë më të mirë mund të them për Radio Bullgarinë, media dallohej me një kolegjialitet të jashtëzakonshëm, profesionalizëm dhe rezultate shumë të mira.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni versionin më të ri të këngës “Sa e bukur je” nga D2 dhe Grafa. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:32 - Lajme 11:21- Kënga e ditës
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 21 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në Ditën e Familjes së Krishterë, në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Lutja për ne" në interpretim të këngëtares së dashur..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 20 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën “Ditët e anasonit” në interpretim të grupit B.T.R. Ju urojmë minuta të këndshme!..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Dua” nga Pllamen Bonev De La..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “I pathyer” nga Dimitër Atanasov..