Një zjarr në malin Rilla, Bullgaria Jugperëndimore, i cili shpërtheu dje, preku 15 dynymë pyll me pisha, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme "Siguria kundër Zjarreve" Kryekomisari Nikollaj Nikollov, i cili shkoi në vendngjarje. Sipas tij, zjarri tashmë është nën kontroll. Vëzhgimi i terrenit do të vazhdojë për dy ose tre ditë, vuri në dukje reporteri ynë Nikollaj Hristov.
Aktualisht më shumë se 200 njerëz po luftojnë në terren - pylltarët, zjarrfikësit, vullnetarët. Supozohet se shkaku i aksidentit është neglizhenca njerëzore - një zjarr i djegur dhe i pashuar pranë një shtegu pyjor, shpjegoi Aleksander Krëstev, drejtor i pylltarisë lokale.
“Më 24 maj të gjithë jemi vetëm bullgarë”, tha presidenti Rumen Radev në përshëndetjen me rastin e Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij,..
Gjatë natës së 24 duke u gdhirë 25 maj mbi Bullgarinë Perëndimore shiu do të pushojë dhe retë do të çahen e do të pakësohen. Në Bullgarinë Qendrore..
Bullgarët në Bosilegradin të Serbisë po kërkojnë ndihmë nga autoritetet bullgare për të zgjidhur problemet e tyre. Kjo u bë e qartë gjatë vizitës së..