Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Shëndetësisë: Në rast të një vale të re Covid, operacionet e planifikuara nuk duhet të ndalen

Foto: pixabay

Masat që do të merren në lidhje me rritjen e pritshme të incidencës së Covid -19 në vend u diskutuan në një takim midis Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kacarov dhe udhëheqjeve të asociacioneve të spitaleve - private, shtetërore dhe universitare. Ministri shprehu mendimin e tij se në rast të një vale të re të koronavirusit, operacionet e planifikuara nuk duhet të ndalen. Ai gjithashtu tha se po zhvillohen bisedime për të rritur koston e rrugës klinike për trajtimin e Covid-19, dhe se Ministria e Shëndetësisë po propozon krijimin e një pakete për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve me Covid-19 në kushte ambulatore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD