Sot Presidenti Rumen Radev ia jep mandatin e tretë për formimin e qeverisë grupit të tretë më të madh parlamentar në Legjislaturën e 46 -të Kuvendit Popullor - "BSP për Bullgarinë".
Mbrëmë, pasi u bë e qartë se mandati po i shkonte BSP-së, udhëheqësja e socialistëve Kornelija Ninova tha se do të ftonte për bisedime "Ka një popull të tillë" (ITN), "Bullgaria Demokratike" dhe "Ngrihu. BG! Ne po vijmë ", duke përjashtuar Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS). ITN njoftoi se ata do të flasin me BSP, por nuk do të mbështesin qeverinë e saj. Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov shprehu habi se mandati i jepet BSP-së. Grupi do të vendosë nëse do të mbështesë qeverinë e propozuar.
Nga "Ngrihuni.BG! Ne po vijmë," deklaruan se ata do të negocionin me BSP, por me kusht se DPS dhe GERB nuk marrin pjesë në kabinetin e ardhshëm.
Që të mund të zgjidhet një qeveri e re, për të duhet të votojnë më se gjysma e deputetëve.Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë euro, njoftoi guvernatori rajonal i qytetit, Dragomir Draganov. Projektimi i objektit pritet të..
Ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov, ka konfirmuar për gazetarët se kompania hungareze "MOL" do të marrë pjesë në tenderin për shitjen e "Lukoil Neftohim". Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Viktor Orban, të..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton vendimin e DPS-së për ndërprerjen e anëtarësimit në ALDE. Vendimi u mor pas një analize dhe debati..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..