Paga minimale të bëhet 388 euro nga 1 janari 2022. Për këtë këmbëngul sindikata më e madhe në Bullgari Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB). Rritja në krahasim me 332 eurot aktuale është 17%. Kjo është mënyra e vetme për t'iu përgjigjur rritjes së inflacionit dhe rritjes së re të çmimeve të energjisë elektrike. Sipas KNSB, rritja e pagës minimale do të rrisë pagën mesatare me 12%, tha për bTV Violeta Ivanova, zëvendës drejtoresha e Institutit për Kërkime Sociale dhe Sindikale pranë KNSB. Në fund të vitit 2021, sindikata pret që çmimet bazë të rriten me 5%, që është shumë mbi përqindjen e parashikuar - 3.5%.
Sipas vlerësimeve të sindikatës, deri në vitin 2024, kur Bullgaria pritet të bashkohet me eurozonën, paga minimale e vendit duhet të arrijë 500 euro.63 rajone, 7 qytete dhe 4 shtete anëtare janë të zgjedhura të marrin pjesë në nismën pilot “Partneritete për Inovacione Rajonale”. Qyteti Gabrovo..
Ambientalistët nga Bullgaria, Rumania dhe Turqia po zbulojnë gjithnjë e më shumë raste të delfinëve të çorientuar pranë bregut të Detit të Zi. Si..
8 shkencëtarë morën çmimin “Pitagor” të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në edicionin e 14-të të konkursit për kontribut në shkencë. Konkurruan 34..