Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dirigjenti Pavell Balev është fituesi i ri i Çmimit Kombëtar "Akademik Marin Goleminov

Maestro Pavell Balev
Foto: sofiaphilharmonic.com

Më 28 shtator - kur është ditëlindja e akademikut Marin Goleminov, për vit të gjashtë të radhës u dha Çmimi Kombëtar për një kontribut në artin e muzikës, që mban emrin e kompozitorit të madh bullgar. Sipas traditës ceremonia rreth dekorimit në qytetin e tij të lindjes Kjustendill ishte shoqëruar  nga një koncert, me të cilin fillon stina e re e Shoqatës Muzikore “Akademik Marin Goleminov”. Sivjet në skenë dolën muzikantët e rinj nga orkestra e pavarur me tela Drop Down Community. Siç mësuam nga organizatorët, ekzekutimet e tyre kanë marrë duartrokitjet dhe admirimin e sinqertë të auditorit në Galerinë e Arteve “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri.”

Drop Down Community

Sipas zgjedhjes së jurisë së autoritetshme, fituesi i ri i çmimit prestigjioz është maestro Pavell Balev - një dirigjent me një karrierë mbresëlënëse , i cili e ka lidhur emrin e tij me disa nga orkestrat më të mëdha simfonike dhe të operës nëpër botë. Që nga viti 2007 e deri më sot është dirigjenti kryesor i Filarmonisë Baden-Baden, si dhe i akademisë ndërkombëtare “Karëll Flesh” në bashkëpunim me koncert mjeshtrit e Filarmonisë së Berlinit. Që sivjet maestro Balev është dhe drejtor i përgjithshëm muzikor i Teatrit Nordhausen dhe Orkestrës Sondershausen  Loo, kurse që nga viti 2022 paralelisht do të fillojë punë si drejtor muzikor i Operës në Limozh.


Pavarësisht nga sukseset e veta të mëdha botërore, Pavell Balev nuk e harron Bullgarinë dhe shumë shpesh bën turne në atdhe. Gjithmonë kur është e mundur, ai përfshin në programet e tij tek ne dhe nëpër botë, krijime të kompozitorëve bullgarë. Çmimin ai e fiton për të gjithë veprimtarinë e tij të plotë, një pjesë nga e cila është rikrijimi i thelluar i “Variacioneve Simfonike mbi temë nga Dobri Hristovi” nga Marin Goleminov me filarmonitë e Plovdivit dhe të Sofjes. Për shkak të angazhimeve profesionale maestro Balev nuk ka marrë pjesë në dekorim, por në një letër drejtuar organizatorëve ai thotë: “Këtë çmim unë e pranoj si një njohje,  por më besoni - më tepër si një detyrim. Unë e njoh muzikën e kompozitorit të madh bullgar - klasikut Marin Goleminov akoma si nxënës. Duke grumbulluar përvojë si muzikant dhe dirigjent, fillova të ndiej  një domosdoshmëri të fortë të brendshme të prezantoj dhe të ekzekutoj në skenë muzikën e tij. Kontakti me punën e tij më përmbushi me admirim , me krenari dhe vetëbesim se, jam bullgar! Besoj se, muzika e Marin Goleminovit gjithnjë e më tepër do të na bashkojë dhe pasurojë, sepse ajo prej kohe e ka fituar të drejtën e vet të jetë një pjesë e patjetërsueshme dhe e pazëvendësueshme e trashëgimisë kulturore bullgare! ”

Marin Goleminov

“Fakti se, pikërisht një dirigjent është i dalluar sivjet është shumë domethënës dhe për një shkak tjetër - sado i njohur që të jetë Marin Goleminov si kompozitor, ai ka qenë një dirigjent i jashtëzakonshëm dhe pikërisht ai ka themeluar fakultetin e dirigjimit në Akademinë Muzikore në Sofje. Dua dhe të falënderoj që të gjithë nga Shoqata Muzikore, bashkinë dhe personalisht kryetarin e bashkisë së qytetit Kjustendill për organizimin e shkëlqyer dhe qëndrimin e përzemërt”- nënvizoi Lilija Goleminova, mbesë e kompozitorit, organizatore dhe anëtare e jurisë. Krahas me çmimin e madh, juria gjithashtu i dha çmimin “Ansambli i Artë”- Orkestrës së Dhomës “Orfeu” me dirigjent Rajço Hristov, i cili është i lidhur thellë jo vetëm me krijimtarinë e akademikut  Goleminov, por dhe me idenë dhe realizimin e çmimeve në emër të tij. Grupi e fiton çmimin për veprimtarinë e vet të plotë, për programet interesante, të cilat ja ofron publikut në të cilat sipas traditës marrin pjesë krijime të klasikut bullgar. 

Rajço Hristov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lili Ivanova

"Tërfilat"

Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe zgjedhja e saj e muzikantëve më të mirë me të cilët këngëtarja ka punuar ndër vite. Para pak..

botuar më 24-07-09 6.30.PD

“Dashuri dhe këngë" - koncerte verore me këngë të përjetshme bullgare

Projekti "Dashuri dhe këngë" takon në skenë breza artistësh të dashur bullgarë, të cilët ndër vite krijuan hite në stile të ndryshme muzikore. Grupi “Diana Ekspres” , i cili feston 50 vjetorin në skenë, vëllezërit Argirovi , legjenda e..

botuar më 24-07-08 6.15.PD

“Bërë për mua” – kënga më e re e Elia Todorova

“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo..

botuar më 24-07-05 6.15.PD