Që nga 15 tetori deri në ditën e reflektimit 13 nëntor Bullgaria është në një fushatë parazgjedhore. Për herë të parë në historinë tonë demokratike do të votojmë herën e tretë për parlament për më pak se një viti kalendarik. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor përputhen me zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe do të mbahen më 14 nëntor. Nëse zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, votimi do të jetë më 21 nëntor.
Për zgjedhjet presidenciale aplikuan 24 çifte kandidate. Për krahasim në vitin 2016 për zgjedhjet presidenciale u regjistruan kandidatë të 17 partive dhe koalicioneve dhe të 14 komiteteve iniciatorë.
Nëse për zgjedhjet e rregullta parlamentare në prill në Komisionin Qendror Zgjedhor u regjistruan 39 formacione, ndërsa më 11 korrik konkurruan 23 parti dhe koalicione, në votimin e ardhshëm më 14 nëntor do të zgjidhen deputetë nga 20 parti dhe 7 koalicione.
Numri i parashikuar i seksioneve të votimit është 11 643. Të drejtën e votimit e kanë 6 708 189 veta.
Pritet që përtej kufirit të hapen nga 750 deri në 800 seksione. Numri i tyre do të jetë i përafërt i atyre në zgjedhjet e korrikut. Më shumë saksone ndoshta do të ketë në Britaninë e Madhe dhe në Turqi. Në Gjermani do të ketë më pak seksione sesa në votën e mëparshme, sepse autoritetet federale lejuan që të tilla të hapen maksimum në 40 vende. Në Spanjë dhe SHBA-në pritet të ketë përafërsisht nga 50 seksione.
Fushata do të mbahet në kushtet e valës së katërt të intensifikuar të Covid-19. Partitë dhe koalicionit vet duhet të kujdesen për shëndetin e votuesve, duke zhvilluar një agjitacion nga distanca, ndërsa takimet me njerëzit duhet të bëhen në të hapur në respektim të distancës dhe me mjete mbrojtëse.
Ndalohet publikimi i materialeve dhe teksteve anonime të agjitacionit që dëmtojnë sjelljen e mirë, nderin dhe emrin e kandidatëve. Materialet nuk lejohen të përmbajnë stemën ose flamurin e Republikës së Bullgarisë, si dhe ato të një vendi të huaj, si dhe imazhe dhe shenja fetare. Gjatë fushatës zgjedhore, agjitacioni politik në transportin shtetëror dhe komunal, dikasteret, institucionet ose ndërmarrjet është i ndaluar.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..
37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..
Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e qeverisë së përkohshme të propozuar nga Dimitër Gllavçev, i cili u propozua për kryeministër, sipas paragrafit 5 të nenit 99 të Kushtetutës. Presidenti caktoi zgjedhjet për eurodeputetë dhe..