Pas konsultimeve me përfaqësuesit e katër grupeve të para parlamentare – “Po e vazhdojmë ndryshimin”, GERB, DPS dhe BSP, presidenti Rumen Radev tha se qeveria e re ka nevojë për "një vektor të fortë social", pasi shoqëria jonë është shumë e ndarë.
Sipas Kreut të Shtetit, dy qeveritë e përkohshme kanë siguruar mundësi për stabilizim në kohë krize dhe për shkëputje nga veset e së kaluarës, si dhe për formimin e një lloji të ri qeverisjeje nga njerëz me profil të ndryshëm politik, por me synime të përbashkëta për të ardhmen e Bullgarisë. Gjatë bisedimeve me BSP, Rumen Radev tha se pret që Partia Socialiste të kontribuojë për vazhdimin e arritjeve të qeverisë teknike.
Rreth 95 000 refugjatë ukrainas ndodhen aktualisht në Bullgari. Më pak se 60 000 janë në hotele, tha për BNR Krasimira Veliçkova, një..
Nuk ka asnjë porosi për riparime të mëdha të rrugëve që është shpallur nga ne dhe nuk është apeluar. Kjo na shuan shpresat për riparime të mëdha të..
Pajisjet janë duke depërtuar nëpër borë pranë shtëpisë malore "Maqedonia" për t'i arritur zjarret në pjesët e larta në malin Rilla. Zjarri përfshiu..