Për momentin nuk jemi të sigurt nëse Omikron ka hyrë tashmë në Bullgari. Kemi dyshime bazuar në të dhënat paraprake nga testet PCR. Këtë e tha për bTV, Doc. Ivajllo Aleksiev nga Qendra Kombëtare për Sëmundje Infektive dhe Parazitare.
Mostrat e dyshimta po analizohen suplementarisht dhe brenda pak ditësh do të bëhet e qartë nëse bëhet fjalë për Omikron. Testet janë në njerëz nga pjesë të ndryshme të Bullgarisë dhe nuk ka informacion nëse ata kanë udhëtuar jashtë vendit.
“Për momentin është e qartë se ky virus është më i lehtë për t'u transmetuar, duke dyfishuar numrin e personave të infektuar, krahasuar me versionin e mëparshëm Delta”, tha Aleksiev. Është ende e paqartë se si sëmundja do të prekë njerëzit e infektuar me Omikron, shtoi shkencëtari.
Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se..
Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov". Sot, “Metropolitani” i kryeqytetit ka 52 trena në linjën e parë dhe të dytë dhe 30 në të tretën. U..
Burgasi do të aplikojë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës në 2032. Si një hap i parë, po krijohet një fondacion për t'u përfshirë në strategjinë dhe përgatitjen për procedurën. Krijimi i tij u miratua sot nga Këshilli Bashkiak, njoftoi korrespondenti i..
200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna..
Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar..