Historia lindi nga fati real jetik i dy jetimëve bullgarë, të adoptuar nga një familje amerikane dhe të braktisur vetëm një javë më vonë. Sidoqoftë rasti i vërtetë është vetëm një pikënisje për subjektin e filmit “Xhaxhai i Krishtlindjeve”, thotë regjisori Ivajllo Pençev. Filmi mban frymën e Krishtlindjeve dhe ndërthur fatet e disa personazheve. Në qendrën e subjektit janë një fëmijë që ëndërron të ketë një familje dhe një burrë i veshur në kostumin e Babagjyshit të Krishtlindjeve, i cili e ka humbur kujtesën. Mbi këtë bazë regjisori dhe skenaristët – kolegë nga Radioja Kombëtare Bullgare Vesell Cankov dhe Bozhan Petrov i ndjerë, tregojnë një histori pak qesharake dhe pak e trishtuar, në të cilën secili mund ta zbulojë veten.
“Shtrohen tema dhe çështje serioze, mbi të cilat spektatori mund të mendojë dhe të kërkojë përgjigje – për familjen, për miqësinë, për ndjesën, për hipokrizinë në shoqërinë tonë dhe kryesisht – për dashurinë në të gjitha përmasat e saj. Natyrisht fundi i filmit është i lumtur, sepse kjo është një histori Krishtlindjesh, do të thosha familjare, e përshtatshme për të gjitha moshat.”
Dhe një dëshmi për këtë janë fëmijët e shumtë në premierën e filmit, të cilët mbetën si të ngulitur në vendet e tyre të mahnitur nga tema e filmit. E qeshura mes lotëve ishte përjetimi për më të mëdhenjtë. Pyetjes – A është e vështirë të realizohet një film bullgar për Krishtlindjet? – Ivajllo Pençev iu përgjigj kategorikisht:
“Është e vështirë, sidomos kur xhirohet një komedi, sepse kjo është zhanri më kompleks. Është shumë më e lehtë ta bësh shikuesin të qajë, ta befasosh me disa tmerre, sesa ta bësh të qeshë. Dhe kështu është në mbarë botën.”
Për të, megjithatë, është e rëndësishme që e qeshura të ekzistojë vetëm kur ajo shkaktohet nga gjëra kuptimplota.
“Unë jam kundërshtar i komedisë së cirkut në kinema, më pëlqen humori inteligjent dhe përmes humorit mund të tregojmë për gjërat e rëndësishme që na preokupojnë si njerëz.”
Dhe mbi parimin “kur diçka punon mos e ndrysho”, regjisori prapë zgjedh artistë me të cilët realizoi dhe dy projektet e tij të mëparshme – “Pushuesit” dhe “Sa për të fundit”. Ndër ta janë Filip Avramov, Malin Krëstev, Vasill Banov, Stefan Denoljubov, Sofija Bobçeva, Kitodar Todorov, Anja Pençeva. “Secili prej tyre do të befasojë spektatorët”, është i bindur regjisori.
Për spektatorët më të mëdhenj “Xhaxhai i Krishtlindjeve” ndërthur në vet veten edhe satirë politike të lidhur me jetën tonë të përditshme.
“Para pak kohe isha në Gjermani, ku bëmë një turne të madhe me filmin tim të mëparshëm “Sa për të fundit” me pjesëmarrjen e artistëve Vasill Banov dhe Mria Bakallova dhe patëm takime me shumë bullgarë atje. Ndjemë një nostalgji te ata njerëz të cilët jetojnë jashtë shtetit, dhe kanë një qëndrim të vërtetë ndaj Bullgarisë. Satira në filmin “Xhaxhai i Krishtlindjeve” është e kuptueshme për çdo bullgar, sepse ne jemi dëshmitarë të zhvillimeve politike.”
Filmi “Xhaxhai i Krishtlindjeve” tashmë është mbajtës i Çmimit të Publikut nga Festivali “Trëndafili i Art” dhe Çmimit të qytetit Varna nga Festivali “Dashuria është Çmenduri” këtë verë. Dhe dëshira e regjisorit Ivajllo Pençev ështël që spektatorët ta shohin veten me buzëqeshje dhe në fund të fundit t’i thonë vetes “Jeta është e mrekullueshme!”. Sidomos në prag të Krishtlindjeve!
“Krishtlindjet janë një festë e mrekullueshme dhe u uroj dëgjuesve festa të lumtura, shumë buzëqeshje, fat të mbarë dhe ... besoni në Xhaxhain e Krishtlindjeve. Kur besojmë gjërat do të realizohen!”
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..