Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti i shtetit do të miratohet në janar 2022

Foto: BGNES

Para betimit të qeverisë së re, kabineti i përkohshëm pezulloi procedurën për buxhetin për vitin 2022. Planet janë që buxheti të miratohet në janar dhe deri atëherë shteti të shpenzojë 1/12 e parave të parashikuara për vitin 2021.

Në mbledhjen e fundit dhe të jashtëzakonshme, ministrat në detyrë vendosën të rrisin kontributin e Bullgarisë në Bankën Ndërkombëtare të Investimeve me 42 milion euro. Me 123 milionë euro aktuale, vendi është aksioneri i dytë më i madh në bankë. Rritja e pjesëmarrjes bullgare duhet të miratohet nga parlamenti.

Banka Ndërkombëtare e Investimeve u themelua në vitin 1970 nga shtetet ish socialiste. Deri në fund të vitit 2022, Sofja synon të rrisë pjesën e saj në thesar në 250 milionë euro, raporton BGNES.


Më shumë nga rubrika

Rritje 7.8 për qind e pagës mesatare në tremujorin e dytë

Paga mesatare në tremujorin e dytë arriti në 1730 leva (886 euro) – 7.8 për qind më shumë se në tre muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Shpërblimi mesatar më i lartë dhe më i ulët në qershor ishte 2352..

botuar më 22-08-12 7.23.MD

Tartufi – “thesari i gjelbër” në trojet e Bullgarisë

Vështirë se dikush dyshon se mes natyrës së larmishme dhe të pasur në vendin tonë nuk do të ketë ato kërpudha aromatike që vlejnë një pasuri në tregjet botërore. Bëhet fjalë për tartufin, të cilin njihet prej kohësh në Evropë si një erëza e..

botuar më 22-08-11 7.15.PD

Importi nga Greqia po vret biznesin bullgar

Prodhuesit e pjeshkave nga rajoni i qytetit Sliven të Bullgarisë Juglindore kërcënuan me protesta efektive për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes. Sipas tyre, importi nga Greqia po vrеt biznesin vendas, ndaj duan që shteti të vendosë që prodhimi..

botuar më 22-08-10 3.41.MD