Para betimit të qeverisë së re, kabineti i përkohshëm pezulloi procedurën për buxhetin për vitin 2022. Planet janë që buxheti të miratohet në janar dhe deri atëherë shteti të shpenzojë 1/12 e parave të parashikuara për vitin 2021.
Në mbledhjen e fundit dhe të jashtëzakonshme, ministrat në detyrë vendosën të rrisin kontributin e Bullgarisë në Bankën Ndërkombëtare të Investimeve me 42 milion euro. Me 123 milionë euro aktuale, vendi është aksioneri i dytë më i madh në bankë. Rritja e pjesëmarrjes bullgare duhet të miratohet nga parlamenti.
Banka Ndërkombëtare e Investimeve u themelua në vitin 1970 nga shtetet ish socialiste. Deri në fund të vitit 2022, Sofja synon të rrisë pjesën e saj në thesar në 250 milionë euro, raporton BGNES.
Borxhi i jashtëm shtetëror i Bullgarisë në fund të vitit 2023 u rrit me 22,7% ose mbi 2 miliardë euro, krahasuar me fundin e vitit 2022, dhe arriti në 10 888 miliardë euro. Kjo është 11,6% e PBB-së, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare. Në dhjetor..
Kompania gjermane “Kayser Automotive” do të investojë në një ndërmarrje për prodhimin e pjesëve të makinave në Pleven, njofton faqja Investor. Madhësia e investimit nuk është bërë e ditur, por pritet që ndërmarrja të fillojë punën këtë vit në një..
Mesatarisht, karburantet me pakicë në Bullgari janë rritur me 10 stotinka për naftën dhe 4 stotinka për benzinën gjatë muajit të fundit. "Çmimet janë plotësisht adekuate. Ato janë të lidhura me atë që po ndodh në tregjet ndërkombëtare të produkteve të..