Maria Bakallova, e cila u nominua për Oskar në vitin 2021, zuri vendin e parë në listën Top 70 të bullgarëve me ndikim më të madh në show biznesin, të përpiluar nga edicioni bullgar i revistës "Forbes".
Viti i Maria Bakalovës! Kampionja kategorike në renditjen e Top 70 për vitin 2021 arriti majat të cilat asnjë bullgar nuk i ka afruar. Roli i saj në produksionin e Hollivud-it "Borat 2" i siguroi asaj nominimet për Oskar, "Globin e artë", BAFTA-n, si dhe Çmimin “Zgjedhja e Kritikëve”, vë në dukje gazeta.
Maria Bakallova po vazhdon të marrë pjesë edhe në filmat bullgarë. Gjatë këtij viti adhuruesit e kinemasë patën mundësinë për të shijuar dy filma, me pjesëmarrjen e aktores: "Si për herë të fundit" dhe "Gratë vërtet qajnë", që pati premierë në Festivalin e Filmit në Kanë. Aktorja mori një “Askeer” nderi për ambasadore të aktrimit bullgar.Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..
Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të..