Maria Bakallova, e cila u nominua për Oskar në vitin 2021, zuri vendin e parë në listën Top 70 të bullgarëve me ndikim më të madh në show biznesin, të përpiluar nga edicioni bullgar i revistës "Forbes".
Viti i Maria Bakalovës! Kampionja kategorike në renditjen e Top 70 për vitin 2021 arriti majat të cilat asnjë bullgar nuk i ka afruar. Roli i saj në produksionin e Hollivud-it "Borat 2" i siguroi asaj nominimet për Oskar, "Globin e artë", BAFTA-n, si dhe Çmimin “Zgjedhja e Kritikëve”, vë në dukje gazeta.
Maria Bakallova po vazhdon të marrë pjesë edhe në filmat bullgarë. Gjatë këtij viti adhuruesit e kinemasë patën mundësinë për të shijuar dy filma, me pjesëmarrjen e aktores: "Si për herë të fundit" dhe "Gratë vërtet qajnë", që pati premierë në Festivalin e Filmit në Kanë. Aktorja mori një “Askeer” nderi për ambasadore të aktrimit bullgar."Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..