Në kohën e “fast food”-it dhe porosive të shpejta në shtëpi, përgatitja e ushqimeve tradicionale në vendin tonë po mbetet një nga aktivitetet më të këndshme dhe pjesë e pandarë e atmosferës festive. Në Natën e Buzmit në tavolinë duhet të ketë një darkë pa yndyrë dhe bukë me një monedhë, për Krishtlindjet – një pjatë me mish dhe kulaçe. Këto tradita nga e kaluara ruhen edhe sot e kësaj dite në shumë familje bullgare.
Buka – për festat, ose për ditët e përditshme, ka zënë gjithmonë një vend të posaçëm në jetën e bullgarit dhe është në qendër të pothuajse të gjitha festave tradicionale.
Bukët rituale bëhen nga mielli më i mirë dhe më i bardhë. Dikur, gjatë korrjes, gratë kanë ndarë kallinjtë më të mëdhenj, i kanë larë kokrrat, i kanë tharë dhe i kanë vendosur në një qese pëlhure për t'i mbajtur për këto momente të bukura. I veçantë është edhe uji me të cilin përzihen bukët – populli e quan “të heshtur”, sepse është sjellë në heshtje të plotë nga pusi, është i paprekur, i ngrohur nga zjarri i gjallë dhe askush nuk duhet të pijë nga ai. Gratë që do të gatuajnë bukën vishen me rroba të pastra festive. Mielli sitet tri herë, këndohen këngë të veçanta, por më e rëndësishmja është të respektohet pastërtia në mendime dhe veprime. Buka gatuhet pa produkte shtazore.Për Natën e Buzmit përgatiten disa copa bukë, të cilat kanë role të ndryshme në zakon. Më e rëndësishmja është e ashtuquajtura “bogovica”. Specifikja për bukët rituale është se ato konsiderohen si një fli pa gjak, kushtuar Zotit dhe shtëpisë. Dekorimi plastik i bukës “bogovica” përfshin domosdoshmërisht një kryq, dhe në mes zakonisht vendoset një vulë-meshanik.
Për festën përgatiten edhe bukë kushtuar bujqësisë, blegtorisë, shtëpisë e amvisërisë... Bukët janë të mbuluara me shëmbëlltyra plastike - bariu e tufa e tij etj. Në disa rajone gatuhet bukë në formën e fuçisë. Natyrisht, pothuajse në çdo vend të Bullgarisë janë përshkruar forma të ndryshme që gratë i japin bukës në varësi të rëndësisë së saj rituale.Për tryezën e Krishtlindjeve
Për tryezën e Krishtlindjeve, si dhe për festat e tjera të serisë së gjatë të festave të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri tashmë lejohet zierja e bukëve rituale me gjalpë, qumësht etj.
Edhe sot e kësaj dite, kolendarëve që i vizitojnë shtëpitë në prag të Krishtlindjeve u dhurohet “një "kulaçe e përdredhur".Dikur këto kulaçe i kanë bërë vajzat për t'ia dhënë të dashurit të tyre.Nëpërmjet këtyre rrathëve prej brumi të zbukuruarme kokoshka dhe degëza prej bushi, vajzat kanë treguar jo vetëm aftësitë, por edhe ndjenjat e tyre.Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kisha Ortodokse kremton sot ngjizjen e Shën Anës – nënës së Virgjëreshës. Joakimi dhe Ana nuk kishin fëmijë për një kohë të gjatë, pavarësisht nga jeta e tyre e drejtë. Përveç pikëllimit të tyre personal, ata duruan edhe qortim publik, pasi mungesa e..
Sot festojmë 80-vjetorin e lindjes së këngëtares popullore Bojka Prisadova. Lindur më 5 dhjetor 1944 në fshatin Vërbovo në malin e Rodopeve, ajo ishte ndër këngëtaret e para në Ansamblin Folklorik "Rodopa", ku këndoi për shumë vite. Pas diplomimit në..
Çdo vit më 4 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon dëshmorin e madh të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës iu pre koka për besimin e saj të krishterë në fillim të shekullit të IV-të. Kjo ditë quhet edhe Krishtlindjet e..