Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Figura prej dylli të Koljo Fiçeto dhe Petko Sllavejkovit mirëpresin dashamirët e historisë në qytetin Bjalla

4
Foto: BGNES

A është e mundur që në fillim të vitit 2022 të gjendeni në shoqërinë e figurave historike si Princi Aleksandër Batenberg, revolucionari bullgar Panajot Vollov dhe mjeshtri i madh i ndërtimit Koljo Fiçeto? Përgjigja është pozitive. 

Qendra Artistike e sapondërtuar në qytetin Bjalla është një nga të parët tek ne, e cila prezanton një ekspozitë muze me gjashtë figura prej dylli të personaliteteve të njohura, të lidhura me të kaluarën e qytetit. Qendra përfshin akoma një sallon të vatrës së kulturës, art-kafe dhe 3D sallon-kinemaje, kurse dy të tretat e parave  për ndërtimin janë të mbledhura nga banuesit vendas përmes organizimit të pazareve të bamirësisë dhe koncerteve. “E gjithë popullsia vendase e mbështeti idenë e ndërtimit të një hapësire të tillë kulturore”, thotë kryetari i bashkisë i qytetit Bjalla - Dimitër Sllavov. Për Radion Kombëtare Bullgare ai tregoi sesi bashkia ka blerë vet godinën -“dikur kopshti më i mirë për fëmijët, ndërsa sot e rrënuar, e cenuar, e fyer” dhe kanë vendosur ta kthejnë në një qendër për njerëzit, e cila të bashkojë të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen.

“Çdo gjë nis nga historia e pasur e qytetit Bjalla. Nëse e nxjerrim këtë pjesë - që nga fillimi i ndërtimit të urës nga mjeshtri Koljo Fiçeto gjatë vitit 1865 deri në vitin 1878, për 12-13 vjet ndodhën kaq shumë ngjarje! Ura, me të gjitha elementet arkitekturore në të, përkufizohet nga shumë njerëz si pjesë nga fillimi i periudhës të Rilindjes. Gjëja më e vlefshme që ne ofrojmë për vizitorët janë figurat kombëtare dylli të lidhura me Bjala, të njohura për të gjithë”, thotë Dimitër Slavov.


Ekspozita e muzeut përfshin 6 figura plastike të portretit. Një prej tyre është e baroneshës ruse Julia Vrevskaja, e cila është përfshirë si vullnetare në Luftën Ruso-Turke nga periudha e viteve 1877-1878 dhe e cila ka vdekur pikërisht në qytetin Bjalla. Emrin e saj e mban spitali vendas, meqenëse ajo vet ka qenë infermiere gjatë kohës se veprimeve ushtarake. Shkrimtari Viktor Jugo thotë se, Julia Vrevskaja është “Trëndafili i Rusisë i këputur në tokën bullgare”. Kuptohet se, marrin pjesë figurat e mjeshtrit Koljo Fiçeto i cili ndërtoi urën në afërsi të qytetit, të Perandorit rus Aleksandër i II, të revolucionarit Panajot Vollov dhe të princit Aleksandër Batenberg, i cili në moshën 20 vjeçare mori në qytetin Bjalla urdhrin e tij të parë nga Perandori rus Aleksandri II. Figura e gjashtë është e poetit Petko Raçov Sllavejkov, i cili mezi 18 vjeç filloi të japë mësime në shkollën e qytetit Bjalla.


Dhe nëse në vetëdijen tuaj menjëherë paraqitet një analogji me muzeun e njohur të “Madam Tjusos” në Londër, sipas Kryetarit të Bashkisë Dimitër Sllavov figurat prej dylli, të cilat i kemi parë në muzetë e huaja “nuk mund të prekin kaq sa këto të cilat janë të lidhura me historinë tonë bullgare.”Vet figurat janë të punuara nga skulptori i Tërnovos Boris Borisov dhe ekipi i tij. Ku për çdo një prej tyre ishin të nevojshme midis dy dhe tre muaj.


Vet tematika është shumë afër meje. Të bëhet një portret i Koljo Fiçeto, i Panajot Vollovit është një sfidë e vërtetë. Punimi fillestar është prej balte, pas së cilës duhet të përshtatet veshja, lëvizja e figurës, gjendja e saj. Kjo është një sfidë për një skulptor - të mund të gjejë ndikimin e mirë të figurës mbi publikun”, thotë mjeshtri Boris Borisov. Më emocionues për të ishte punimi pikërisht mbi figurën e Koljo Fiçeto, i cili me njërën dorë prek urën pranë qytetit Bjalla. Borisov gjen dhe shenjë në faktin se, vet mjeshtri rilindës i ka bërë maketet e tij fillestare pikërisht prej dylli. Dhe sikurse të gjithë ne duhet të rikujtojmë fjalët e ustait Koljo Fiçeto: “Midis jush mos ndërtoni kaq shumë porta të cilat tu ndajnë, por më tepër ura - të cilat tu bashkojnë!” 

Përpiloi: Vesella Krësteva/ në bazë të intervistave të Asja Pençevës, korrespondente e BNR në Ruse/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Twitter/RusCons_Ruse, byala.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Petër Bogdan Bakshev, vizatuar nga Vasill Goranov

Prezantuan historinë më të vjetër bullgare nga shekulli i XVII-të

Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petër Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë, që i paraprin gati një shekull të famshmes "Historia sllave bullgare" nga At Paisij , u prezantua..

botuar më 24-05-21 3.36.MD
Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD

Një kuintet ndërkombëtar me Vasko Vasilev do të luajë në Kullën Eifel

Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..

botuar më 24-05-17 3.12.MD