Bullgaria do të ndahet në 5 zona, jo në 6, siç parashikohej fillimisht në Planin e ri Operativ Kombëtar për trajtimin e pandemisë Covid-19. Në secilën prej zonave do të ketë krahina të mëdha me spitale universitare dhe nuk do të ketë shterim të shpejtë të shtretërve. Këto do të jenë Sofja, Plovdiv, Pleven, Stara Zagora dhe Varna. Propozimi për këtë u bë nga matematikani Nikollaj Vitanov dhe u konfirmua nga kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Aktualisht është duke u zhvilluar një program për përditësimin e informacionit mbi shtretërit e zënë në kohë reale. Kunçev tha se heqja e certifikatës së gjelbër për praninë e antitrupave ende nuk po diskutohet, pasi shumë njerëz mbështeten në to.
Omikron aktualisht ka shkallë të lartë të shpërndarjes, por me nivele shumë të ulëta të mbushjes së shtretërve intensivë, tha kryeministri Kirill Petkov para mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.
Fondet e lira nga programet operative evropiane drejtohen me vendim të qeverisë për të plotësuar nevojat e atyre që ikin nga lufta në Ukrainë dhe vendosen në Bullgari. 60 milionë leva (rreth 30 milionë euro) nga programi “Qeverisja e Mirë” përdoren..
Eurodeputeti bullgar nga “Rinovo Evropën” Illhan Kjuçuk i dërgoi një letër zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian për transparencën dhe vlerat Vera Jourová dhe komisionerit të drejtësisë të BE-së Didier Reynders duke i informuar ata për një..
Për shkak të mosfunksionimit të Prokurorisë, qeveria nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me Institutin e Bazelit për Qeverisje të Mirë. Organizata e autoritetshme zvicerane është e pavarur dhe e specializuar në luftën kundër korrupsionit dhe..
264 luftëtarë ukrainas të plagosur u evakuuan me autobus nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol. Ata mbeten në territorin e pushtuar nga Rusia..
Në vendin tonë janë 103 000 ukrainas ndërsa ata që kanë marrë mbrojtje janë 104 600. Të dhënat e portalit të unifikuar informativ “Bullgaria për..
Një front i ftohtë do të kalojë në vend. Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 18 gradë, në kryeqytet 15 gradë. Gjatë ditës..