Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimet e pronave të banimit do të vazhdojnë të rriten

Foto: BGNES

Viti i kaluar 2021 rezultoi të ishte më i miri në 12 vitet e fundit në tregun e pasurive të paluajtshme në Bullgari. Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit, numri i transaksioneve të kryera me pasuri të paluajtshme në Sofje gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021 u rrit me 20 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të krizës 2020. Blerja e një banese u kthye në një investim të sigurt dhe fitimprurës, kryesisht për shkak të inflacionit në rritje, interesave zero për depozitat dhe tarifave të larta të vendosura nga bankat. Interesi i ulët i kredive të hipotekimit gjithashtu mbështes këtë tendencë, sidomos në kërkimin e ndërtimit të ri dhe investime të gjelbra në pasuri të paluajtshme. Nga ana tjetër interesi i madh ndaj pronës së patundshme çoi në uljen e ofertave.

Pas shitjes së pronës, njerëzit kërkojnë të investojnë sërish mjetet e tyre, por po përballen me vonesën e projekteve të reja, të ndikuar nga çmimet në rritje të materialeve të ndërtimit. Dhe kjo gjithashtu reflekton mbi shtrenjtimin e banesave. Ja për se përfaqësuesit e sektorit të pasurive të paluajtshme janë kategorik, se rritja e çmimeve iu përgjigjet realitetit.

“Po, ka rritje të çmimeve, por ajo sipas statistikës kombëtare është mesatarisht rreth 10-11 për qind mbi bazë vjetore për qytetet e mëdha, por kjo rritje nuk mund të caktohet si “flluskë” – tha në një intervistë për BNR Bllagoevgrad Dobromir Ganev, Kryetar i Shoqatës Kombëtare “Prona të Paluajtshme”. -  Nuk janë një ose dy faktorët, që ndikuan mbi tregun në një-dy vitet e fundit dhe veçanërisht në vitin 2021 dhe të cilët do të vazhdojnë të ndikojnë edhe në vitin 2022. Sipas Dhomës së Ndërtuesve materialet për ndërtimin e banesave u rritën mesatarisht me rreth 30 për qind, dhe ka materiale që u rritën me mbi 100 për qind. Kjo natyrisht ndikon mbi ndërtimin dhe nuk ka sesi të mos ndikojë edhe në çmimet definitive të tregut.”

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, në shumicën e qyteteve të mëdha pjesa e konsiderueshme e blerjeve janë me kursime, përderisa ato me hipoteka janë rreth 25-35 për qind, përndryshe nga Sofja, ku ato janë 50 për qind. Sipas fjalëve të Dobromir Ganev, kriza shëndetësore, kufizimet, puna nga distanca dhe mësimi online i shtynë njerëzit të kërkojnë banesa më të mëdha. Vetëm në vitin 2020 përreth 200 000 bullgarë ndërruan vendbanimin e tyre nga një qytet më i madh në një qytet më të vogël duke synuar të kenë më shumë hapësira të hapura dhe të jenë më afër natyrës. Një pjesë e madhe e njerëzve orientohen te blerja e banesës së dytë.

Gjatë dy-tre viteve të fundit në tregun e pronës së paluajtshme spikat një grup i ri blerësish, theksojnë ekspertët në sektor. Bëhet fjalë për të rinjtë nën 25-30 vjeç që e nisin punën e tyre të parë me të ardhura shumë më të larta se mesatarja për Sofjen.

Çfarë banesa po kërkohen dhe cili është profili i blerësve?

“Aktualisht apartamentet me dy dhoma janë ndër më të shiturit në treg – shpjegon Penka Mitova, agjente imobiliare. – Disa klientë i kërkojnë për investime, të tjerë për banesë. Shumica janë familje të reja, njerëz që punojnë në sektorin IT ose në kompani kontraktimi. Bullgarë, që punojnë jashtë shtetit gjithashtu blejnë banesa për të investuar. Nuk janë pak edhe klientët ruralë, të cilët blejnë banesa për fëmijët e tyre, që të mos paguajnë qira të larta. Në këtë kategori janë edhe shumë grekë, të cilët blejnë banesa për fëmijët e tyre që mësojnë mjekësi në Sofje. Ndër blerësit të pronës së paluajtshme nga provinca ka edhe njerëz sipërmarrës të cilët blejnë dhe pastaj rishesin për një fitim. Kërkimi i pasurive të patundshme është i madh, prandaj edhe gjatë këtij viti çmimet do të rriten”, parashikon agjentja.

Dhe në se trendi i normave të ulëta të kredive të hipotekave do të ruhet, siç presin ekspertët, kërkimi dhe blerja e pronave të paluajtshme do të vazhdojë me po ato ritme edhe gjatë vitit 2022. Është e sigurt, sipas përfaqësuesve të agjencive të pronave të patundshme, se inflacioni do të vazhdojë të ketë një ndikim të fortë në treg, të paktën në muajit e parë të këtij viti. Nga ana tjetër, niveli i kursimeve të blerësve dhe dëshira e tyre për t'i mbajtur ato do të shtojë kuotën e kontratave me para në dorë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, nsni.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD

Sipas Komisionit Evropian 3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë në vitin 2024

3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë për vitin 2024 dhe 2.6 për qind për vitin 2025, sipas të dhënave të parashikimit pranveror ekonomik i Komisionit Evropian për këtë vit. Tendenca rënëse e çmimeve të jashtme pritet të frenojë..

botuar më 24-05-15 3.56.MD
Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare raportoi një rritje të PBB-së në fillim të vitit

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real i vendit po rritet me një ritëm të përshpejtuar, gjë që është një parakusht për një dinamikë të ngjashme vjetore, thuhet në buletinin ekonomik të Bankës Kombëtare Bullgare..

botuar më 24-05-14 9.51.PD