Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Galeria e Arteve të Bukura në qytetin Varna prezanton kryevepra në një ekspozitë

Foto: BGNES

Sipas një tradite Galeria e Arteve të Bukura në qytetin Varna shënon  Vitin e Ri me prezantimin e pasurive të fondit të saj. Ekspozita “Zhanre në pikturim” paraqes afro 100 vepra të 65 krijuesve të rëndësishëm bullgar, talenti i të cilëve u shfaq që nga dekadat e para të shekullit XX e deri në ditët tona.

Ndër tablotë e përzgjedhura janë ato të disa piktorëve nga qyteti Varna veprat e të cilëve ishin të frymëzuara nga deti si Mario Zhekov, Georgi Vellçev, Hristo Kavarnalliev. Në ekspozitë prezantohen disa nga veprat e themeluesit të Galerisë së Arteve të Bukura në qytet Janko Marinov, si dhe të mjeshtërve të tjerë në portretet, peizazhet etj,

Sipas kritikes së artit dhe drejtoreshë e galerisë Dorotea Pavllova, një interes përbëjnë edhe piktura “Samovar” e piktores Vera Nedkova dhe “Portreti i M. Mihajllov” nga një prej grave piktore të para në artin bullgar Elena Karamihajllova.

Ekspozita në Galerinë e Arteve Figurative në qytetin Varna mund të shihet deri në fund të shkurtit me respektim të të gjitha masave antiepidemike.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD