Një ekspozitë unike me 350 tablo të Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri u rregullua në qytetin Kjustendill (Bullgari Jugperëndimore) në lidhje me 140 vjetorin e lindjes së piktorit të madh bullgar. Ndër ta ka dhe 15 vepra të paparaqitura kurrë. Në fondin e galerisë, e cila mban emrin e Mjeshtrit ruhen 1350 tablo të tij. Do të ekspozohen një portret i paparaqitur i motrës së tij, një autoportret dhe peizazh nga Roma.
Fondi “Kulturë” do të xhirojë ekspozitën unike dhe ajo do të jetë e disponueshme për t’u parë në mënyrë interaktive nga e gjithë bota në faqen e re të Galerisë së Arteve Figurative në qytetin Kjustendill. Projekti do të jetë i gatshëm në mes të vitit dhe të gjithë do të mund të shohin në mënyrë virtuale ekspozitën e përvjetorit, si dhe ekspozitën e përhershme të Mjeshtrit.
Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..
Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe . Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..
Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë më të rafinuar që përcillet jo vetëm te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..