Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Java Botërore e Parave” për të dhjetën herë në Bullgari

Foto: jabulgaria.org

Covid-pandemia dhe lufta në Ukrainë sikurse u kthyen në një dëshmi absolute se, asgjë në jetën të cilën ne e njohim, tanimë nuk është e sigurt. Dhe këtu ekonomistët mbase do të ndërhyjnë - e sigurta është se na presin  kohëra të rënda e të vështira - nga pikëpamja sociale, psikologjike, por më tepër nga pikëpamja ekonomike.  Dhe sa më shumë informacion të besueshëm dhe të qartë të kemi, aq më mirë mund të marrim vendime për të ardhmen tonë. Çfarëdo që të jetë ajo!

Organizata Ndërkombëtare Junior Achievement Bulgaria  prej viteve punon mbi temën për edukimin financiar të bullgarit përmes programeve të ndryshme arsimore me fokus tek njerëzit e rinj. Për vit të dhjetë të radhës ata qëndrojnë pas zhvillimit të fushatës globale “Java Botërore e Parave” (Global Money Week, GMW) tek ne. Në ditët që nga 21 deri më 27 mars ajo do të kalojë nën moton “Ndërto të ardhmen tënde. Sillu në mënyrë të mençur dhe të arsyetuar ndaj parave!”

“Gjatë gjithë javës organizohen veprimtari të ndryshme të nxënësve, konkurse, leksione dhe ngjarje, të cilat duhet ta motivojnë shoqërinë tonë, dhe pjesërisht brezin në rritje, të mendojmë sesi më mirë të drejtojmë financat tona personale, si të jemi fleksibël në trajtimin e tyre dhe si me mënyra të ndryshme të përballojmë probleme të dhimbshme si mashtrimet financiare digjitale”, tha në një intervistë për BNR Irina Ilieva, drejtoreshë organizative e JA Bulgaria. 

Irina Ilieva

“Statistikat për Bullgarinë tregojnë se, kjo është jashtëzakonisht e domosdoshme. Është mirë të planifikosh në mënyrë të arsyetuar shpenzimet e tua kundrejt të ardhurave të cilat i ke. Kjo është një nga mënyrat për të dalë nga rrethi vicioz i kredive të shpejta – një kulturë e mirë financiare”, thotë Ilieva. Dhe sa më shpejt të fitojmë një kulturë të ngjashme financiare, kaq më lehtë dhe pa tronditje do të kalojmë përmes trazirave financiare në shoqëri. Prandaj në iniciativën globale përfshihen shkolla nga e gjithë bota. “Gjatë vitit 2021 në Javën Botërore të Parave, pavarësisht se ishte një vit i pandemisë, në Bullgari morën pjesë 11 500 të rinj në moshë shkollore, mbi 150 shkolla, si dhe 19 mijë të moshuar, si një pjesë e  webinarit tradicional që organizojmë"- vuri në dukje Irina Ilieva.

“E shikoj se të rinjtë të cilët marrin pjesë në programet, arrijnë të angazhojnë prindërit e tyre, të cilët përmes tyre përmirësojnë njohuritë e veta financiare. Më në veçanti sa u përket instrumenteve më të reja digjitale për punë “- sqaron drejtoresha organizative e JA Bulgaria


Sivjet organizatorët kanë përgatitur katër iniciativa kombëtare në kuadrin e Javës së Parave. Për pjesëmarrësit më të vegjël nga kopshtet dhe klasat fillore është konkursi për një paraqitje më kreative mbi temën "Biznesi im". Nxënësit që nga klasa e 8 deri në klasën e 12 mund të përfshihen në konkursin mbi temën #LIFEHACK Financiar për të ardhmen time”.

Për herë të parë organizohet dhe një konkurs kombëtar me pjesëmarrjen e nxënësve, studentëve dhe përfaqësuesve të biznesit, i organizuar nga Universiteti Ekonomik në qytetin Varna. Kampi i inovacionit financiar do të jetë në tri etapa midis ditëve 22 dhe 25 mars. “Siguria e financave digjitale: Paguani në mënyrë të parrezikshme në internet!” është tema e webinarit më 23 mars.


Dijet dhe mjeshtëritë e grumbulluara janë një kapital, i cili asnjëherë nuk e humbet vlerën e vet, janë kategorik nga JA Bulgaria. Prandaj dhe në kohëra të vështira si këto të sotmet ata vazhdojnë të inkurajojnë të rinjtë.

Përkrahja jonë është e orientuar drejt të rinjve, të cilët tani do të ndeshen me sfidat ekonomike, të lidhura me luftën. Organizata jonë rajonale në Evropë punon me njerëz të rinj në Rusi, Ukrainë dhe Moldavi dhe Rumani - vende, në të cilat do të ketë përmasa të ndryshme të krizës në këtë moment. Bashkimi i 42 organizatave tona në Evropë krijoi një fond për grumbullimin e një ndihme thjesht humanitare në radhë të parë, por dhe krijimin e programeve të ndryshme, të cilat do të përkrahin këta të rinj si dhe familjet e tyre të cilët ndodhen në një mjedis të ri dhe për ta do të jetë me një rëndësi të madhe të zhvillojnë mjeshtëritë e tyre për sipërmarrjen dhe edukimin financiar. Gjëra të cilat nuk u janë të domosdoshme pikërisht në këtë moment, por vetëm pas disa muajve ky do të jetë hapi tjetër në normalizimin e jetës së tyre”- është kategorike Irina Ilieva.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: jabulgaria.org, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e bullgarëve e shohin si problem zhvillimin e inteligjencës artificiale

Zhvillimi i inteligjencës artificiale ndan qëndrimet mes bullgarëve, por duket se mbizotëron shqetësimi. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të agjencisë së sondazheve Gallup International. 21% e të anketuarve thonë se inteligjenca..

botuar më 24-05-07 6.06.MD

Kushtet dhe arsyet për marrjen e shtetësisë bullgare

Nga 1 janari 2020 deri më 24 nëntor 2023 janë dorëzuar 75805 aplikime për marrjen e nënshtetësisë bullgare. Këto të dhëna i ka bërë të ditura në Kuvend në fund të vitit 2023 ministri i atëhershëm i drejtësisë Atanas Sllavov në përgjigje të një pyetjeje..

botuar më 24-05-07 7.15.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev: Në kohë krizash, luftërash dhe pasigurie, ne nuk mund të lejojmë të neglizhojmë ushtrinë bullgare

“Kohët e fundit kemi filluar të mësohemi me ndryshimin e shpeshtë të qeverive dhe parlamenteve, por në kohën e sotme të krizave, luftërave dhe pasigurive, nuk mund të lejojmë të mësohemi me neglizhencën e ushtrisë bullgare, ku proceset e..

botuar më 24-05-06 1.26.MD