Agresioni rus në Ukrainë e ngre çështjen e sigurisë. Me Poloninë, ne jemi të bashkuar në përpjekjet tona për të forcuar krahun lindor të NATO-së, tha Presidenti Rumen Radev pas një takimi në Sofje me Presidentin polak Anxhej Duda.
Ata diskutuan kushtet që Aleanca të prezantojë plane reagimi të shkallëzuara bazuar në kërcënimet. Formimi i grupeve luftarake shumëkombëshe është vetëm një pjesë e këtyre përpjekjeve, shpjegoi Radev.
Problemi me aviacionin është veçanërisht kritik për Bullgarinë. Nëse nuk marrim masa urgjente, rrezikojmë të varrosim aviacionin ushtarak dhe të kërkojmë nga fqinjët të marrin përsipër angazhimet tona, shtoi presidenti. Ai foli me Duda që Polonia të ndihmojë në riparimin e aeroplanëve bullgarë MiG-29.
Presidenti Rumen Radev dhe homologu i tij polak Anxhej Duda bënë thirrje gjithahshtu për pavarësi energjetike nga furnizimet me gaz rus. “Rusia tani po tregon se çfarë është terrori ushtarak, por më parë na tregonte se çfarë është shantazhi energjetik”, komentoi Kreu i Shtetit Polak. Nga ana e tij, Presidenti bullgar theksoi se duhet të përmirësohet lidhja nga Greqia përmes Bullgarisë drejt Rumanisë dhe të ndërtohet një sistem tubacionesh përgjatë gjithë krahut lindor. "Disa nga këto projekte mund të realizohen me mekanizmat financiarë të NATO-s, të cilat do t'i kërkojnë vendet e rajonit në samitin e ardhshëm pas dy ditësh", tha Rumen Radev.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..