Pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel, Presidenti Rumen Radev njoftoi se Aleanca po forcon krahun e saj lindor. Megjithë rritjen e pranisë ushtarake në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki, një nga qëllimet kryesore të NATO-së është të parandalojë në çdo mënyrë përshkallëzimin dhe zgjerimin e konfliktit jashtë territorit të shteteve ndërluftuese, Rusisë dhe Ukrainës, theksoi kreu i shtetit. Ai tha se samiti konfirmoi gjithashtu mbrojtjen për çdo shtet anëtar që kërcënohet sipas nenit 5 të Paktit të Atlantikut të Veriut.
Kreu i shtetit theksoi se vendet e NATO-së ishin të bashkuara në dënimin e agresionit dhe luftës së papranueshme të Rusisë, si dhe në nevojën për masa në mbështetje të Ukrainës, në ndërprerjen e armiqësive dhe kthimin në diplomaci. Në takim u diskutua gjithashtu rritja e lëvizshmërisë dhe qëndrueshmërisë në logjistikën e NATO-së, si dhe ndërtimi i një sistemi tubacionesh karburanti midis Bullgarisë, Rumanisë dhe Greqisë, nëpërmjet mekanizmave financiarë të NATO-s.
Presidenti e ngriti sërish çështjen për avionët luftarakë bullgarë dhe bëri thirrje që të mos lejohet që Bullgaria të abdikojë nga mbrojtja e hapësirës ajrore bullgare, gjë që kërkon zgjidhje konkrete. Rumen Radev theksoi se kërkoi nga kryeministri, ministri i mbrojtjes dhe shefi i mbrojtjes që të shqyrtohen të gjitha mundësitë në këtë drejtim.
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..