Më 6 prill Kisha Ortodokse Bullgare nderon fjetjen e Shën Metodijit, apostull sllavo-bullgar. Ai është vëllai më i madh i Konstantin Filozofit – Shën Kirill. Ai u bë murg pasi hoqi dorë nga karriera e tij si guvernator ushtarak i një rajoni sllav afër Selanikut. Në manastir Polihron krijoi alfabetin e parë sllav - alfabetin glagolitik. Ai e shoqëronte vëllain në të gjitha misionet e tij diplomatike dhe shpirtërore, duke përfshirë edhe Moravinë e Madhe. Pasi Papa Adriani II bekoi përkthimet sllave të librave liturgjikë dhe pas vdekjes në Romë të Shën Kirili, Metodij vazhdoi veprën iluministe midis sllavëve. Ai u shugurua nga Vatikani Kryepeshkop i Moravisë.
Me gjithë persekutimet e autoriteteve perandorake dhe kishtare gjermane, Shën Metodij zhvilloi një gamë të gjerë veprimtarish përkthimi dhe pagëzimi. Nxënësit e tij, të dëbuar nga Moravia e Madhe, shpëtuan dhe zhvilluan shkrimin e ri në Bullgari.
Në vitin 1980, Papa Gjon Pali II i shpalli vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij, bashkëpatronë të Evropës, sepse vepra e tyre është një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit, duke kontribuar në rritjen kulturore të Kontinentit të Vjetër.
Për gati 41 vjet, sateliti i parë bullgar fluturon në orbitën e Tokës. Në atë kohë, "Intercosmos Bulgaria-1300" ishte modeli më i fundit i teknologjisë në anijen kozmike, thonë ekspertët. Ata rikujtojnë se gjithmonë kur krijohen aparate kozmike,..
Që nga viti 1988, Bullgaria e feston 26 qershorin si Ditën Ndërkombëtare kundër Abuzimit me Drogë dhe Trafikimit të Paligjshëm të lëndëve narkotike.Megjithatë, ka një periudhë në historinë tonë në të cilën shteti madje ka inkurajuar popullsinë..
Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare shqyrtoi letrat e Patriarkut Ekumenik Bartolomeu dhe Patriarkut Serb Porfiri mbi statusin kanonik të Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut. Sinodi vendosi të heqë përçarjen kanonike mbi Kishën..
Çdo vit në prag të 11 gushtit – ditës së vdekjes së profetes së njohur bullgare Gjysha Vanga, e cila u largua nga kjo botë në vitin 1996, qindra..