Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse “Ne nuk jemi "neutralë"? Qytetarët po bëjnë presion për rezistencë më të fortë ndaj agresionit rus në Ukrainë

Foto: BGNES

“Ne nuk jemi neutralë” nën këtë moto në Sofje sot do të do të mbahet një marshim paqësor për Ukrainën. Ngjarja është me një pikënisje sheshi “Aleksandër Nevski”, kurse organizatorët shpresojnë se do të jetë aq i mbushur me njerëz sa marshimi i 24 marsit, i cili mblodhi mbi 15 mijë veta në përkrahje të viktimave të luftës dhe u krahasua me protestat e mëdha që nga fillimi i ndryshimeve demokratike në vendin tonë.

Arsyeja e ngjarjes së ardhshme janë vrasjet masive të viktimave të pafajshme civile, të cilat dolën në dritë pas tërheqjes së ushtarëve rusë nga qyteti ukrainas Buça. “Duhet të ndihmojmë Ukrainën që të mbrojë fëmijët e vet nga ky agresion  i pashembullt, duke përfshirë ndihmën ushtarake-mbrojtëse "- apelojnë organizatorët. Mes tyre është dhe Danita Zariçinova e cila thotë: “Unë jam shumë e tronditur nga kjo që po ndodh!”

Danita Zariçinova

“Si qytetarë, ne e lidhim pozicionin e neutralitetit dhe mosndërhyrjes me bashkëpunimin me agresorin. Bullgaria duhet të zërë një pozitë më të fortë mbi temën. Të gjitha vendet nga Bashkimi Evropian, me përjashtim të Hungarisë, tanimë kanë dhënë këtë ndihmë ushtarako-teknike dhe me sa duket nuk është përfshirë në ndonjë mënyrë tjetër në luftë. Sepse ajo që ndiej si një qytetare e Evropës, është se ukrainasit në këtë moment luftojnë jo vetëm për pavarësinë e tyre, jo vetëm me agresorin i cili ka hyrë në territorin e tyre sovran, por luftojnë për të gjithë Evropën, përfshi dhe për Bullgarinë. Kjo e cila po ndodh në Ukrainë, nëse nuk ndalohet tani, pas kohe mund të jemi në radhë ne bullgarët për të kërkuar ndihmë dhe ndokush të mos të na e japë”- thotë Danita. 

Protestë kundër luftës në Burgas

Gjatë ditëve të fundit marshime në përkrahje të Ukrainës u zhvilluan dhe në qytete të tjera bullgare. Por, paralelisht me këtë jemi dëshmitarë dhe të një varg iniciativash kundra dhënies së ndihmës ushtarako-teknike me arsyetimin se në këtë mënyrë vendi ynë do të përfshihet në konfliktin ushtarak.

“Shumë njerëz në vendin tonë  “rrëshqitën “ shumë lehtë dhe besuan në propagandën ruse, e cila po merr përmasa të pabesueshme”, thotë Danita, duke shtuar:

“Ka njerëz, më në veçanti nga brezi më i moshuar, të cilët  nuk e kanë idenë se si të dallojnë lajmet e rreme, kjo nuk mësohet në shkollë. Dhe është shumë e lehtë që njeriu të mashtrohet. Përveç kësaj, kohët e fundit, me një shkathtësi trajtohet dhe tema për paqen, e cila shtrembërohet dhe tjetërsohet për të tërhequr më shumë mbështetës, ku neutraliteti paraqitet si opsioni i vetëm për paqen. Por, pikërisht në këtë moment si një pacifiste, unë nuk mund të pajtohem me këtë”.

Pritet që në mbrëmje marshi të arrijë deri tek Qendra Ruse e Informacionit Kulturor për të përfunduar para ndërtesës së Televizionit Kombëtar Bullgar, duke u kërkuar mediave që të ndalojnë së cilësuari justifikimin e vrasjeve dhe krimeve të luftës një "pikëpamje". “E shikoj se tek njerëzit ka energji. Të gjithë janë të tronditur nga ajo që po ndodh në Ukrainë gjatë ditëve të fundit dhe duan të dalin në rrugë”, tha si përfundim Danita Zariçinova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Danita Zariçinova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD