Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti lehtësoi regjimin e ndërtimit të burimeve të rinovueshme

Foto: arkiv

Mazhoranca në Kuvendin Popullor i dha dritë jeshile ndërtimit të objekteve për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme nën një regjim të lehtësuar. Një klient përfundimtar mund të ndërtojë objekte të tilla në çati dhe fasadat e ndërtesave, por vetëm nëse energjia përdoret për konsumin e vet. Kapaciteti total i instaluar mund të jetë deri në dyfishin e fuqisë së ofruar, por jo më shumë se 5 megavat.

Pushtetarët nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, BSP dhe “Ka një popull të tillë” shpallën ndryshimet legjislative si një masë të shpejtë me të cilën çdo kompani do të mund të ulë faturat e energjisë elektrike.

GERB e mirëpriti këtë hap për biznesin, por pa një boshllëk për shitjen e energjisë elektrike nga objektet e ndërtuara nën regjimin e lehtësuar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liturgjia e Shenjtë Hyjnore në kishën e zhytur pranë digës Zhrebçevo

Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..

botuar më 24-08-03 5.55.PD

Parashikimi i motit për 3 gushtin

Ditën e shtunë në gjysmën perëndimore të vendit dhe në Lludogorie do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të ketë kushte breshëri. Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat ekstreme lindore...

botuar më 24-08-02 7.50.MD
Kostadin Kostadinov

“Vëzrazhdane” nuk do të mbështesë një qeveri të mbështetur nga DPS

Partia “Vëzrazhdane” nuk do ta mbështesë qeverinë e përkrahur nga DPS edhe pa Deljan Peevskin. Këtë e deklaroi kryetari i partisë, Kostadin Kostadinov, në një takim me “Ka një popull të tillë” (ITN) në kërkim të mbështetjes për mandatin e tretë...

botuar më 24-08-02 5.59.MD