Bullgaria pret që bullgarët në Maqedoninë e Veriut të regjistrohen në kushte të barabarta me kombësitë e tjera në Kushtetutën e vendit. Këtë e tha kreu i shtetit Rumen Radev në një bisedë telefonike me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
Kreu i shtetit bullgar tha se respektimi i të drejtave të bullgarëve maqedonas është një parakusht kryesor për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE. Presidenti Rumen Radev dhe Sir Stuart Peach ishin unanim se përparimi i Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian është i një rëndësie strategjike për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Të dy diskutuan gjithashtu mënyrat për të kapërcyer krizën e afërt të ushqimit për shkak të bllokimit të eksporteve të grurit nga Ukraina. I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të zbatuar projekte të përbashkëta energjetike që lidhen me diversifikimin e furnizimeve në rajon.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..