Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi se nuk i dha një korridor ajror Sergej Llavrov

Sergej Llavrov
Foto: EPA/BGNES

Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi se nuk dha leje për kalimin në hapësirën ajrore bullgare të avionit me të cilin Ministri i Jashtëm rus Sergej Llavrov do të arrinte në Serbi. Kjo u bë me një notë të datës 1 qershor 2022. Vendimi është në përputhje me regjimet e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, sqaroi Ministria e Jashtme. Në pozitën e ministrisë theksohet se që nga 25 shkurti nën № 670 Sergej Viktoroviç Llavrov është përfshirë në listën e personave fizikë dhe juridikë që i nënshtrohen masave kufizuese të BE-së.

Dështimi i vizitës së Ministrit të Jashtëm rus Sergej Llavrov në Serbi për shkak të refuzimit të Bullgarisë, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi për të hapur hapësirën ajrore për avionin e tij, shkaktoi reagime të ashpra në Moskë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov i quajti veprimet e tri vendeve “armiqësore”, por shtoi se ato nuk mund ta pengojnë Rusinë të vazhdojë kontaktet me vendet mike. Zëvendëskryetari i Këshillit të Federatës Konstantin Kosaçov shprehu besimin se “aksioni antirus nuk do të ishte i mundur pa ndërhyrjen e Uashingtonit”.

Edhe Drejtori i Përgjithshëm i “Roscosmos”, Dmitrij Rogozin u shpreh mbi këtë temë, duke thënë se raketat strategjike të Rusisë “Sarmat” nuk do të kërkojnë leje për të fluturuar nga “bullgarët frikacakë, rumunët e vrazhdët dhe malazezët që tradhtuan historinë tonë të përbashkët, si dhe nga suedezët”, njoftoi korrespondenti i Radio Kombëtare Bullgare në Moskë Angell Grigorov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Westinghouse fillon studimet për furnizimin me karburant për njësinë 6 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”

Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..

botuar më 24-12-20 3.16.MD

Kryetarja e Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit Rajna Manxhukova: "Heronjtë janë bullgarët jashtë vendit"

Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..

botuar më 24-12-20 9.39.PD
Rumen Radev (majtas) dhe Viktor Orbán

Kryeministri hungarez Viktor Orbán vjen në Bullgari me ftesë të Presidentit Radev

Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..

botuar më 24-12-20 5.00.PD