Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liljana Dvorjanova përvetëson në tablotë e saj pamje nga portrete të Rilindjes

13
Liljana Dvorjanova
Foto: Diana Cankova

Të shikosh në të tashmen përmes syve të njeriut të Rilindjes dhe prej kësaj të linden histori nga bota jote imagjinare - një amalgamë të tillë të së shkuarës, së tashmes dhe të imagjinatës “e përzien” pikëtoja Liljana Dvorjanova në ekspozitën e saj të dhjetë me vete “Shikime të përvetësuara” në Galerinë e kryeqytetit “Etjud”.

Ideja që të përvetësojë sytë e tablove rilindëse dhe klasike i vjet piktores Liljana Dvorjanova si një shaka. Një ditë për argëtim ajo punonte kolazhe të pjesëtarëve të familjes së saj, duke i shndërruar në mbretër me ndihmën e portreteve të vjetra. Pas kësaj e postoi imazhet e tyre në internet, por për habinë e saj filluan porosi nga njerëz të panjohur të cilët donin të shndërrohen në Shekspir, Hyjninë Mars dhe personazhe të tjera të llojllojshme.

Krahas këtyre aktiviteteve, piktorja mblodhi një arkiv me shumë portrete dhe tek ajo lindi ideja për të eksperimentuar. Kështu ajo vendosi të hiqte sytë nga pikturat dhe me ndihmën e transformimit digjital të krijojë imazhe dhe histori krejtësisht të reja.

Unë nuk i shikoja pikturat ndërsa pikturoja - tregon ajo. – U përpoqa të mos u merrja shumë, përveç syve, të cilët thjesht e “tërhiqnin” historinë e tyre. Nga këto vështrime krijova portrete të tjera me rrëfim të ri, të cilën kushdo përball fotos mund të shpikë. Doli që vetëm  një vështrim mund të tregojë shumë histori, prandaj nga të njëjtat sy krijova disa portrete rrënjësisht të ndryshme.”

Gjatë procesit krijues, Liljana Dvorjanova vuri re se imazhet në portrete dukej se shikonin njeriun përballë – “me ndonjë kërkesa, dhe vështrimi i tyre sikur të shpon”.

“Në një farë mënyre, portretet mbajnë kohën e tyre - vazhdon ajo. - Për këtë arsye pikturat morën një atmosferë të veçantë, të cilën nuk do ta arrija dot po t’i vizatoja ose t’i hiqja sytë nga një fotografi dhe t’i bëja kolazh. Ata duket se ndriçojnë me dritë të veçantë këtë hapësirë ​​të re vizuale në të cilën janë shtrirë. Dhe kjo dritë vjen disi nga e kaluara.”

Kur bën kolazhe humoriste për familjen e saj, piktorja zbulon se fytyrat moderne, të mbivendosura mbi imazhet e Rilindjes dhe atyre klasike, duken qesharake dhe si karikatura. Ndërsa shikimet e përvetësuara të së shkuarës duken të natyrshme edhe sot. “Ata qëndrojnë bindshëm, ka ende jetë në to që mund të krijojë një imazh, një histori”, thotë piktorja. Por a do të jetë e njëjta gjë me sytë tanë nëse njerëzit e së ardhmes shikojnë përmes tyre?

“Me teknologjitë e reja, një person mund të zhduket në një moment dhe kjo më tmerron - thotë Liljana Dvorjanova. - Unë vetë përdor mjete digjitale, por procesi kërkon kohë në të cilën mendoj dhe jetoj me projektin. Dhe nëse gjithçka bëhet përmes inteligjencës artificiale, kufiri me njeriun, artin, autorësinë do të humbasë krejtësisht. Atëherë ku shkon kreativiteti si proces i përvojës së brendshme.”

Duke parë me sytë e tjetrit, ne mund të zgjojmë ndjeshmërinë në vetvete, të parashikojmë planet e të tjerëve, të ndjejmë edhe rrahjen e zemrës së dikujt. Besohet se vështrimi e kap të afërmin si në rrjetë.

Ndoshta ne nuk po shohim me sytë e tyre, por në fakt ata na shikojnë nga portretet – përfundon piktorja. - Një pyetje tjetër është se si dukemi ne në sytë e tyre. Por kur një person ndihet i vëzhguar, ai gjithmonë luan një rol dhe dëshiron të duket mirë në sytë e të tjerëve, kështu që është mirë të mendohet më shpesh për këtë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Diana Cankova, Facebook /Galeria “Etjud”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD