Kryetarja e bashkisë së Sofjes, Jordanka Fandëkova, akuzoi shtetin se nuk është në gjendje të sigurojë sasitë e nevojshme të gazit. Kjo, sipas saj, është arsyeja e paralajmërimit të dërguar nga Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit dhe “Bulgargaz” për Shoqatën “Topllofikacia – Sofja” se nga 1 shtatori do të ndërpritet furnizimi me gaz për të. “Është e paimagjinueshme të thuhet se po ndalon furnizimin me ngrohje për më shumë se 1 milion banorë të Sofjes në mënyrë që të devijojë këto sasi në objektin e depozitimit të gazit Çiren”, tha kryebashkiaku.
Kryetari i Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit, Stanisllav Todorov tha se me ndërprerjen e gazit në Sofje, këto sasi do të përdoren për injektim në depon “Çiren”. Ai tha se “Topllofikacia - Sofja” i nënshtrohet inspektimit për shkak të borxheve të papaguara ndaj “Bulgargaz” prej 328 milionë leva (167 milionë euro). Sipas kryetares së bashkisë Fandakovs, “Topllofikacia - Sofja” ka të ardhura të papaguara nga shteti prej 332 milionë leva (170 milionë euro) dhe kjo është arsyeja që kompania nuk e paguan borxhin.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..