Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria importon gaz të shtrenjtë rus përmes ndërmjetësve

Ramadan Atallaj
Foto: BGNES

Deputeti i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Ramadan Atallaj akuzoi autoritetet për korrupsion në blerjen e gazit natyror. Para gazetës “24 çasa” ai bëri të ditur se më 27 korrik në raportin e komisionit parlamentar, i cili shqyrton ndërprerjen e kontratës me “Gazprom”-in rus, do të tregohet kompania ndërmjetëse përmes së cilës kryhen importet e shtrenjtuara. Në raport, për këtë ka raportime edhe të Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare, theksoi Atallaj dhe shtoi se deputeti i GERB-it, Deljan Dobrev, tregoi emrin e kompanisë nga e cila blihet gazi rus – “Wintershals”.

Kompania e regjistruar në Zvicër ishte, deri në vitin 2012, së bashku me “Overgaz Inc.” ndërmjetës në furnizimin e pothuajse gjysmës së gazit në Bullgari që vjen nga “Gazprom”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i arteve të rrugës ndez pasionet në Plovdiv

Rruga emblematike "Ivan Vazov" në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv, gjallërohet nga data 5 deri më 8 shtator për edicionin e radhës të Festivalit të Rrugës “Station Street Festival”. Programi përfshin koncerte, zona të ndryshme..

botuar më 24-09-05 5.25.PD

Parashikimi i motit për 5 shtatorin

Gjatë natës do të jetë kryesisht е kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi lindor-verilindor. Të enjten do të jetë sërish kryesisht me diell. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të zhvillohen vranësira, kryesisht në zonat malore..

botuar më 24-09-04 7.35.MD
Kirill Petkov

PP-DB-ja konfirmoi se të dy formacionet dalin së bashku në zgjedhje

Drejtuesit e PP-DB u shfaqën së bashku në margjinat e parlamentit për të njoftuar se koalicioni i tyre po ruhet dhe qëllimi i tyre kryesor është të tërheqin votuesit për t'i lejuar ata të përmbushin prioritetet e tyre. Ata deklaruan se objektivi..

botuar më 24-09-04 4.16.MD