Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

6 medalje për të rinjtë e Bullgarisë nga Festivali Olimpik Evropian në Sllovaki

Foto: Facebook / @Bulgarian Olympic Team

Pjesëmarrja e sportistëve tanë të rinj në Festivalin e XVI Olimpik Evropian, që u mbajt në fund të korrikut në Sllovaki, u vlerësua si një sukses i madh për Bullgarinë. Për herë të parë që prej 15 vitesh në turneun, i vlerësuar nga specialistët si një mini-kampionat evropian, vendi ynë fitoi gjithsej 6 medalje - tre të argjendta dhe tre të bronzta.

Gjimnasti Bozhidar Zllatanov fitoi dy medalje argjendi. Me medalje të argjendtë u kthye në shtëpi edhe kombëtarja e volejbollitpër të rinj e drejtuar nga Martin Stoev. Fituesit e medaljeve të bronzta janë Bojan Hoxhitodorov dhe Elena Argirova në kërcim trehapësh dhe Irene Sarabojukova në kërcim së larti.

Në qytetin sllovak Banska Bistrica, ku u mblodhën sportistët e rinj më të mirë të kontinentit, Bullgaria mori pjesë me 46 garues në disiplina si atletikë, not, gjimnastikë, çiklizëm, tenis, xhudo dhe volejboll. Mbetet shpresa që një ditë këta sportistë të fitojnë medalje në forumet olimpike botërore.

Снимка: Facebook / @Bulgarian Olympic Team

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook / @Bulgarian Olympic Team

Më shumë nga rubrika

Sportistët bullgarë fituan katër medalje të arta dhe një të argjendtë nga Ballkaniada në Xhudo

Sportistët bullgarë fituan katër medalje të arta dhe një të argjendtë në Kampionatin Ballkanik të Xhudos për Veteranët në kryeqytetin e Shqipërisë - Tiranë. Medalje të artë fituan Ivajllo Popov (35-39 vjeç), Dimitër Popov (40-45 vjeç), Bojko Ninov..

botuar më 22-11-23 8.00.MD

Luksemburgu mundi skuadrën kombëtare bullgare të futbollit

Bullgaria nuk arriti të mposhtë Luksemburgun në një ndeshje kontrolli që përfundoi 0:0. Në stadiumin e Luksemburgut, bullgarët nuk arritën të arrijnë suksesin e katërt radhazi nën drejtimin e trajnerit Mladen Krstajić. Ndeshja e radhës e..

botuar më 22-11-21 11.30.PD

Bjalla bëhet "Qyteti Evropian i Sporteve"

Qyteti bullgar Bjalla është shpallur Qyteti Evropian i Sporteve në vitin 2023. Qyteti i Detit të Zi do të presë mbi 40 aktivitete - turne futbolli, volejbolli, tenisi dhe basketbolli, gara orientimi, sporte plazhi, not, çiklizëm dhe triatlon, një..

botuar më 22-11-20 11.45.PD