Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po inaugurojnë një monument të kompozitorit Petko Stajnov

Vazhdojnë festimet me rastin e 125 vjetorit të lindjes së kompozitorit të njohur

Më 20 shtator inaugurohet monumenti i akademikut  Petko Stajnov - një nga kompozitorët më të shquar bullgarë, i cili krijoi vepra të rëndësishme për kulturën tonë kombëtare.Përpara se tu tregojmë më tepër për ngjarjen, le të rikujtojmë  se krahas veprimtarisë së tij krijuese , akademiku Stajnov është kryetari i parë i Lidhjes së Kompozitorëve Bullgarë“Muzikë Bashkëkohore”, e themeluar gjatë vitit 1933, themelues dhe drejtor i parë i Institutit për Muzikë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, themelues, kurse që nga viti 1933 - kryetar shumëvjeçar i Bashkimit të Koreve Popullore.

Më 1 dhjetor 2021 u mbushën 125 vjet nga lindja e tij. Në lidhje me këtë përvjetor në fillim të vitit të kaluar u krijua dhe një Komitet Iniciativë Kombëtar, i drejtuar nga akademiku Julian Revallski - Kryetar i Akademisë Bullgare të Shkencave. “Në sajë të kësaj iniciative, si dhe të letrave  të cilat akademiku Revallski u dërgoi institucioneve të ndryshme, përvjetori u pasqyrua gjerësisht si në Sofje, ashtu edhe në të gjithë vendin, pavarësisht nga situata e ndërlikuar pandemike.  Natyrisht që kishim planifikuar edhe më shumë aktivitete, por jo të gjitha u realizuan, ndaj vendosëm të vazhdojmë festimet deri më 1 dhjetor 2022”, thotë Petko Stajnov-nipi, kryetar i fondacionit që mban emrin e gjyshit të tij.

Fondacioni "Petko Stajnov" i themeluar 22 vjet më parë zhvillon një aktivitet të madh, një ndër të cilët është sistemimi dhe digjitalizimi i arkivit të madh të artistit të shquar bullgar.

Petko Stajnov-nipi

“Merita kryesore për këtë i takon babait tim – arkitektit  Stefan Stajnov, një nga themeluesit e fondacionit dhe udhëheqësi shumëvjeçar i saj - thotë Petko Stajnov-nipi. - Falë tij kemi një arkiv tërësisht të digjitalizuar. Kështu ndodhi që fondacioni kishte fonde të kufizuara, por ende të mjaftueshme për të zhvilluar aktivitetet e tij. Qëllimi ynë kryesor është që të popullarizojmë dhe të ruajmë kujtimin për personalitetin e Petko Stajnovit, por mes prioriteteve tona është si parim dhe popullarizimi i muzikës klasike bullgare. Gjithmonë kemi qenë të gatshëm të bashkëpunojmë me organizatat e tjera, të cilat kanë qëllime të përafërta.

Një nga iniciativat tona gjatë vitit jubile është përfundimi i projektit për monumentin, i cili është vepër i profesorit Valentin Starçev dhe të djalit të tij Kamen Starçev. Arkitekt i kompozicionit është Ivan Avramov. Monumenti ngrihet në Kopshtin e Borisit, në një afërsi me estradën  verore  dhe me monumentin e një kompozitori tjetër të shquar bullgar Panço Vlladigjerov.”

Së bashku me Lidhjen e Kompozitorëve Bullgarë dhe Bashkimin e të Verbërve në Bullgari, Fondacioni “Petko Stajnov” është iniciatori dhe investitor kryesor. “Jemi mirënjohës për mbështetjen e dhënë nga Bashkia e Sofjes, si dhe të gjithë të tjerëve “në zinxhirin e gjatë” që ndihmuan që kjo nismë e ndërmarrë të përfundojë me sukses”, thekson Petko Stajnov – nipi.

Monumenti  inaugurohet ditën e martë më 20 shtator, pas së cilës parashikohet një koncert. Sipas fjalëve të Petko Stajnovit-nipi, ai është i planifikuar prej kohe dhe ka përkuar me inaugurimin. Në koncert do të marrin pjesë Kori i Bashkimit të të Verbërve me dirigjent Petër Matev dhe Orkestra  Frymore e Sofjes me dirigjent Vasill Deliev. Do të tingëllojnë vepra të Petko Stajnovit, kurse Orkestra Frymore e Sofjes do të ekzekutojë edhe vepra të kompozitorëve të tjerë, të lidhura tematikisht  me veprën dhe krijimtarinë e Stajnovit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Fondacioni "Petko Stajnov", BNR



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD
Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD