Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori Hüseyn Hüseynov para Radio Bullgarisë: Azerbajxhani është gati të rrisë furnizimin me gaz në Bullgari

30 vjet marrëdhënie diplomatike Bullgari-Azerbajxhan

Foto: sofia.mfa.gov.az

Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet BE-së dhe Azerbajxhanit, i nënshkruar në fillim të verës, mund t'i garantojë Evropës deri në 20 miliardë metra kub gaz azerbajxhanas në vit. Në rast se ndërtimi i lidhjes së re të gazit ndërmjet Bullgarisë dhe Greqisë përfundon, furnizimet me karburant blu nga Azerbajxhani në vendin tonë mund të arrijnë në 1 miliard metër kub, me 600 milionë metër kub të planifikuar për vitin 2022. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ambasadori i Azerbajxhanit Shkëlqesia e Tij Hüseyn Hüseynov shpjegoi se vendi i tij shet dhe furnizon me gaz dhe naftë BE-në për më shumë se 17 vjet dhe kujtoi se në vitin 2013 u nënshkrua një marrëveshje midis Bullgarisë dhe Azerbajxhanit për furnizimin me gaz për 25 vitet e ardhshme.

Transportimi i gazit për Bullgarinë filloi më 31 dhjetor 2020, por fatkeqësisht, duke pasur parasysh ndërtimin e interkonektorit midis Greqisë dhe Bullgarisë, gazi nga Azerbajxhani ende nuk ka arritur në Bullgari në vëllim të plotë. Nga 1 korriku i këtij viti Bullgaria filloi të marrë 2.6 milionë metër kub gaz në ditë dhe kështu deri në fund të vitit 2022 do të mund të arrijmë vëllimin e plotë prej 600 milionë metrash kub në total. Që nga fillimi i krizës energjetike, Azerbajxhani ka marrë kërkesa nga disa vende për furnizim me gaz dhe për të rritur sasitë e dakorduara tashmë. Me Marrëveshjen e Partneritetit Strategjik të Energjisë të nënshkruar këtë vit me BE-në, Azerbajxhani do të rrisë furnizimin me gaz në Evropë. Sot, përmes gazsjellësit Trans-Adriatik, përmes të cilit gazi hyn edhe në Bullgari, ne planifikojmë t'i sigurojmë Bullgarisë 1 miliard metër kub, Greqisë po aq dhe Italisë 8 miliardë metra kub. Ne do të rrisim xhiron në mënyrë që të arrijmë një furnizim me gaz në BE prej 20 miliardë metra kub në vit”.

Gjatë vitit 2022 shënohet 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Azerbajxhanit. Sipas ambasadorit Hüseynov, këto tre dekada kanë qenë të frytshme dhe vendi i tij e konsideron Bullgarinë një mik dhe përkrahës edhe në nivel ndërkombëtar.

“Historikisht, marrëdhëniet mes dy popujve tanë kanë qenë gjithmonë miqësore. Në Azerbajxhan, njerëzit dinë shumë për bullgarët, por fatkeqësisht ende nuk ka informacion të mjaftueshëm për azerbajxhanasit. Për shembull, shumë njerëz nuk e dinë se para se të bëhej një vend mysliman, krishterimi u adoptua në Azerbajxhan në fillim të shekullit të 4-të. Azerbajxhani është gjithashtu republika e parë demokratike në botën myslimane - qysh në vitin 1919, gratë morën të drejtën e votës. Pikërisht në Azerbajxhan u vunë në skenë operetat, teatrot dhe baletet e para në botën myslimane. Unë do të thoja gjithashtu se Bullgaria dhe Azerbajxhani janë të ngjashëm në shumë mënyra - histori, kulturë, tradita. Azerbajxhani dhe Bullgaria kanë potencial të madh për bashkëpunim në një sërë fushash, si turizmi, bujqësia, transporti, teknologjia e informacionit. Në vitin 2021, tregtia mes dy vendeve ishte më shumë se 98 milionë dollarë. Ne do të bëjmë përpjekje për zhvillim më dinamik në të ardhmen”.

I pyetur se si Bullgaria do të tërheqë azerbajxhanasit, ambasadori Hüseynov vuri në dukje kulturën dhe traditat, të cilat janë shumë të ngjashme dhe i afrojnë njerëzit. Ai vetë nuk ka pasur ende kohë të mjaftueshme për të eksploruar plotësisht vendin tonë, por premton se do të bëjë përpjekje për ta bërë këtë:

“Azerbajxhanasit nuk do të ndjeheshin këtu si në një vend të huaj. Ata do të gjenin shumë pika kontakti me vendin tonë dhe gjithashtu - do të shijonin natyrën e mrekullueshme, kulturën tuaj të pasur dhe kuzhinën e shijshme”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..

botuar më 24-12-21 9.50.PD
Kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski

BNR njoftoi përmbajtjen e marrëveshjes bullgaro-ukrainase të sigurisë

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..

botuar më 24-12-20 12.03.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..

botuar më 24-12-14 9.30.PD