Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politologu Nedellço Mihajllov nga Haga: Ka një shans për një qeveri të pakicës me shumicë të luhatshme

Foto: arkiv personal

Këto zgjedhje ishin të komplikuara, sepse edhe situata është e ndërlikuar - kërcënimi i recesionit global, inflacioni i lartë, konflikti i afërt ushtarak... Dhe në këtë situatë kritike, politikanët bullgarë nuk pushuan së preokupuari elektoratin me veten e tyre, në vend që të kërkonin mënyra për t’i zgjidhur problemet e tij, mendon politologu i ri dhe master i menaxhimit të krizave Nedellço Mihajllov. Ai jeton në qytetin e Hagës, Holandë, ku është diplomuar për shkenca politike, por ndjek nga afër situatën në Bullgari. Sipas tij, kjo seri krizash krijon “stuhinë perfekte” për një humbje të thellë të besimit në politikë dhe në procesin zgjedhor tek bashkatdhetarët tanë, gjë që duket qartë nga pjesëmarrja e ulët e votuesve në zgjedhjet parlamentare, më e dobëta gjatë 32 vjetëve të fundit.

“Ky është një trend në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën perëndimore.Krizat e shumta pengojnë dhe i tronditin qeveritë.Në Holandë, në Çeki, në shumë vende mund të vërehet një destabilizim”, tha Nedellço Mihajllov për Radio Bullgarinë dhe shtoi:

Por nga pikëpamja e politikës së jashtme, orientimi euroatlantik i Bullgarisë nuk do të ndryshojë. Rusofilët e vërtetë do të jenë të paktë ose pakicë në parlamentin e ri. Por edhe në Evropë ka një tendencë që rezultatet e qendrës së djathtë të rriten. Merrni për shembull Italinë ose Suedinë. Në vendin tonë, votuesit e “Vëzrazhdane” janë të zhgënjyer nga sistemi politik, ishte një lloj vote proteste kundër sistemit, siç ishte vota për “Ka një popull të tillë” (ITN) në zgjedhjet e verës së kaluar, e cila pësoi kolaps në këto zgjedhje. Megjithatë, votimi i 2 tetorit tregoi pa mëdyshje se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në orientimin politik të jashtëm të vendit, sepse partitë me orientim euroatlantik morën mbështetjen më serioze. Dhe rritja e votuesve të "Vëzrazhdane" na kujton se rusofilia në Bullgari ka një thelb, por jo aq të madh sa ndihej para zgjedhjeve" - ​​thotë Nedellço Mihajllov.

Proporcionet në parlamentin e ri janë ruajtur, nuk ka ndryshim të dukshëm në konfigurimet partiake, por këtë herë iniciativa është në duart e partisë GERB, e cila fitoi votën me mbi 25%, beson politologu. Megjithatë, pjesëmarrja e ulët e votuesve tregon pa mëdyshje se votuesi bullgar është i lodhur nga votimi. Ai kërkon që shteti të funksionojë më në fund pas dy vitesh zgjedhje të parakohshme, dështime dhe grindje, beson politologu. Por krijimi i një qeverie të mundshme brenda parlamentit të ri duket pothuajse një mision i pamundur. Gjithsesi:

Ndoshta opsioni ideal, më i mundshmi, është një qeveri e pakicës me shumicë të luhatshme, ndonëse e pasigurt. Sepse zyrtarisht do të jetë e vështirë për të bërë një koalicion. Ne pamë në zgjedhje që GERB dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) ruajnë elektoratin e tyre, por nuk janë absolutisht fitimprurës. Dhe për një koalicion të qëndrueshëm euroatlantik duhet të hyjë edhe “Bullgaria Demokratike”, si dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin”, por ata deklaruan se nuk do të bëjë koalicion me GERB-in. Prandaj, nëse ka një koalicion, ai do të jetë i mazhorancës lundruese. Dhe kjo, si të thuash, do të jetë zgjidhja më e mirë për ato parti që nuk dëshirojnë të humbasin elektoratin e tyre, nëse bëjnë një hap më serioz prapa dhe ulen në tryezën e bisedimeve”, përfundon Nedellço Mihajllov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkivi i Nedellço Mihajllovit, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD