Kampioni i ri botëror në matematikën e shpejtësisë mendore për fëmijë deri në 12 vjeç është Kallojan Geshev. Ai është nxënës nga Sofja. Në kampionatin botëror të zhvilluar në qytetin Bilefeld të Gjermanisë, djali arriti 2217 pikë të pabesueshme, me të cilat fitoi medaljen e artë dhe titullin botëror.
Kallojan Geshev zgjidhi problemat e mbledhjes, zbritjes, shumëzimit, pjesëtimit, rrënjëve katrore, rrënjëve kubike, thyesave, konvertimit të monedhës, shndërrimit të njësive matëse, llogaritjes së datave kalendarike dhe shumë të tjera në më pak se dy orë. Ai kishte vetëm një fletë për të regjistruar zgjidhjet.
Në konkurs morën pjesë 56 fëmijë nga 13 shtete dhe për herë të dytë në historinë e tij fitoi një fëmijë nga Evropa.
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) feston 88-vjetorin e lindjes. Data lidhet me nënshkrimin, në vitin 1935, të një dekreti me të cilin Mbreti Boris III miratoi Urdhëresën-Ligji për Radion dhe e ktheu transmetimin radiofonik në pronë shtetërore...
Popullsia e vendit deri më 7 shtator 2021, sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë 2021, është 6 519 789. Femrat janë 3 383 527 (51,9%) dhe meshkujt – 3 136 262 (48,1%). 73,3% e popullsisë jeton në qytete, dhe 19,5% - në territorin..
Fjalët që shënuan vitin 2022 janë "luftë", "inflacion", "zgjedhje" dhe "Ukraina". Këtë e tregon vota e audiencës në hulumtimin në shkallë të gjerë të realizuar nga platforma e shkrim-leximit “Si shkruani?”. Pas tyre në dhjetëshen e parë janë..
Që nga koha romake, ujërat e ngrohta minerale janë konsideruar si një burim natyror i paçmuar, i cili është përdorur si për ruajtjen e..