Evropa e bashkuar nuk duhet të jetë indiferente ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Përshkallëzimi i tij është rreziku më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore, tha presidenti Rumen Radev në Maltë, pas takimit të liderëve të grupit “Arajolush”.
Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari, presidenti tha se ai nuk mundëson formimin e lehtë të koalicionit, por njerëzit presin dialog, mirëkuptim, arsye dhe gjetje të zgjidhjeve dhe interesave të përbashkëta, sepse Bullgaria ka nevojë për një parlament funksional dhe një qeveri të qëndrueshme.
Radev u bëri thirrje partive të mos kenë frikë të qeverisin në dimër, sepse qeveria e përkohshme krijoi një bazë të qëndrueshme për ta kaluar vendin pa vështirësi këtë periudhë.
Komisioni Parlamentar i Mbrojtjes ka dhënë dritën jeshile për blerjen e sistemit gjerman të mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM. Vendimi u mbështet në lexim të parë me 10 vota "pro" dhe tre "abstenime". Bullgaria synon të blejë një IRIS-T SLM për një vlerë..
Kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, tha se do të pranonte të bëhet sërish ushtrues detyre i kryeministrit nëse këtë post do t'ia caktonte presidenti Rumen Radev. “Do të pranoja të bëhesha ushtrues detyre i kryeministrit, por personi i parë që..
Një vatër e re e zjarrit të madh në pjesën greke të malit Sllavjanka kaloi kufirin dhe zgjeroi perimetrin e zjarrit në 1200 dynymë në territorin bullgar. Buldozerë të rëndë po bëjnë pastrime të gjera për të kufizuar përhapjen e zjarrit, tha Pllamen..
Kreu i shtetit Rumen Radev zgjodhi kryeministre në detyrë Gorica Grënçarova-Kozhareva, nënkryetare e deritanishme të Dhomës së Auditimit. Kushtetuta..
Natën do të jetë e kthjellët, ndërsa të shtunën do të mbahet mot me diell. Gjatë natës do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi..
Çepellare u bë një strehë krijuese për 10 gra shkrimtare nga Bullgaria, Spanja, Polonia, Ukraina, Belgjika, Britania e Madhe dhe Serbia, raportoi..