Qeveria e përkohshme zhvilloi një mekanizëm kompensimi të energjisë në një projektligj për të zbatuar rregulloren evropiane për të trajtuar çmimet e larta të energjisë. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike Hristo Aleksiev në mbledhjen e shtabit të krizës energjetike. Mekanizmi pritet të zbatohet deri në korrik 2023. Theksi i tij është në ruajtjen e funksionimit të tregut të rregulluar të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë. Mekanizmi do të financohet përmes kontributeve të përbashkëta nga të gjithë prodhuesit e energjisë elektrike. Fitimet e tepërta të prodhuesve do të tatohen dhe këto fonde do të përdoren për të paguar dëmshpërblim për ata që kanë nevojë. Përdoruesit e energjisë elektrike, gazit dhe ngrohjes me funksione publike - shkolla, kopshte dhe çerdhe, shtëpi sociale, etj., do të gjejnë mbështetje për të vazhduar të kryejnë funksionet e tyre, siguroi Aleksiev.
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..