Me 547 vota pro, 49 kundër dhe 43 abstenime, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë në të cilën ngulet këmbë që Këshilli i BE-së të lejojë Bullgarinë dhe Rumaninë të bëhen pjesë e Shengenit deri në fund të vitit. Në dokument, eurodeputetët shprehin “habinë” që Këshilli nuk ka vendosur për pranimin e dy vendeve, megjithëse ato i kanë plotësuar kushtet e nevojshme që nga viti 2011, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
“Mbajtja e kontrollit të kufijve të brendshëm është diskriminuese dhe ndikon seriozisht në jetën e punëtorëve të lëvizshëm dhe të qytetarëve”, thonë deputetët. Ata shtojnë se kontrolli i brendshëm kufitar ndikon negativisht në funksionimin e tregut të përbashkët, duke penguar importin, eksportin dhe lëvizjen e lirë të mallrave.
Eurodeputetët tashmë bënë thirrje që Bullgaria dhe Rumania të pranohen në Shengen në dy rezoluta - nga vitet 2018 dhe 2020, si dhe në një raport nga viti 2021. Pranimi i vendeve të reja në Shengen kërkon një vendim unanim të Këshillit të BE-së.
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..