Në prag të festës së mbrojtësit qiellor të Bullgarisë, Shën Joan të Rilës, qindra të krishterë ortodoksë i drejtohen manastirit të themeluar prej tij në zemër të malit Rila për një vigjilje gjithë natën.
Sipas traditës, çdo vit në Manastirin e Shenjtë të Rilës Shenjtori nderohet tri herë në vit - më 18 gusht (fjetjen e tij në 946), 19 tetor (transferimi i lipsaneve të tij në qytetin Sredec) dhe 1 korrik ( kthimi i lipsaneve të tij në Manastirin e Rilës më 1469).
Sipas jetëshkrimit të krijuar nga Shenjtori Patriku Evtimij Tërnovski, pak kohë pas ngjitjes në qiell të Joanit të Rilës, nga varri i tij filloi të dilte një “aroma e papërshkrueshme”. Ndoshta atëherë ky shenjtor i parë dhe më i respektuar bullgar u kanonizua. Rreth viteve 989 – 992 Mbreti Samuill dhe Patriku i atëhershëm bullgar German-Gavrill transferuan lipsanet e tij në qytetin Sredec, Sofjen e sotme. Kjo ndodhi pasi shenjtori u shfaq në ëndërr dishepujve të tij dhe i urdhëroi që t’i transferonin lipsanet e tij aty.
Të shumta janë gojëdhënat dhe dëshmitë për shërimin e mrekullueshëm në sajë të lutjeve të shenjtorit, i cili gjatë jetës refuzonte të pranojë lavdinë e një shëruesi dhe gjithmonë i atribuonte Zotit fuqinë për të shëruar të sëmurët dhe të vuajturit. Kjo është arsyeja pse besimtarët, pavarësisht nga feja e tyre, edhe sot e kësaj dite e drejtojnë shikimin e tyre lutës drejt shenjtorit, në ditët e sprovave.
“Mos kërkoni epërsi dhe eprorë, por kujtoni Atë që tha: “Ai që do të jetë më i madhi prej jush, le të jetë shërbëtori i të gjithëve”. Dhe mbi të gjitha, kini kujdes nga gjarpri lakmues, sepse pangopësia është rrënja e të gjitha të këqijave, sipas apostullit, i cili e quan atë një idhujtari të dytë”, u la amanet dishepujve shenjtori bullgar.
Sipas studiuesve, “Testamenti i Shën Joan Rilski” në aspektin shpirtëror radhitet krahas “Historisë sllavo-bullgare” të Paisjit si matës i vetëdijes sonë kombëtare dhe sistemit të vlerave. Çudibërësi i Rilës tregonte kërkimin e pasurisë dhe lakmisë si veset më të mëdha që mbjellin përçarje dhe të këqija që i largojnë njerëzit nga spiritualiteti. Prandaj, ai u bënte thirrje ndjekësve të tij që të vënë gjithmonë Zotin dhe urdhrat e Perëndisë në vend të parë dhe të besojnë në fuqinë e Tij bashkuese.
Sot, megjithatë, shumë nuk i kuptojnë fjalët e shenjta të shenjtorit, prandaj, më shumë se kurrë, vendi ynë ka nevojë për bashkim në emër të së mirës së përbashkët. Dhe kjo, sipas Mbrojtësit Qiellor të Bullgarisë, mund të vijë vetëm kur të ketë “mirëkuptim në emër të Zotit”.
Rastësisht apo për të drejtuar vëmendjen e përfaqësuesve të sapozgjedhur popullor në trashëgiminë e Shën Joan Rilskit, presidenti Rumen Radev zgjodhi seancën e parë të Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor të mbahet pikërisht në festën e vjeshtës të shenjtorit - 19 tetor.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, rilskimanastir.org
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..
Për të 15-in vit radhazi, Pelegrinazhi "Mrekullibërësi i Rilës" mbledh besimtarët ortodoksë nga afër dhe nga larg në një procesion litium nga Sofja deri në Manastirin e Rilës. Në faqen e saj të internetit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes njofton se..
Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angellarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga..