Çdo ditë deri më 5 janar të vitit të ardhshëm, adhuruesit e epikës fantastike “Lufta e Yjeve” (“Star Wars”) mund të shijojnë një ekspozitë me rekuizita, kostume dhe lodra në një prej godinave në Sofia Tech Park. Ndër ekspozitat ka automjete, armë dhe shumë sende të tjera nga bota fantastike. Vlera totale e ekspozitës është mbi 100 000 euro.
"Lufta e Yjeve” është pjesë e një trashëgimie kinematografike që përhapet brez pas brezi. Subjekti i filmit, si dhe soundtrack-u, vepër e kompozitorit John Williams, vazhdon të emocionojë të rinjtë e të rriturit", thonë organizatorët, duke u drejtuar ftesë prindërve dhe fëmijëve.
Ekspozita është private dhe në pronësi të një prej koleksionistëve kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar. Në Evropë, deri më tani është shfaqur vetëm dy herë, në Muzeun e Shkencës Spaceport në Liverpul nga viti 2017 deri në 2019 dhe në verën e vitit 2022 në Finlandë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Sofia Tech ParkRadiot publike të Bullgarisë dhe Rumanisë po thellojnë bashkëpunimin e tyre. Drejtorët Razvan Joan Dinka dhe Milen Mitev do të nënshkruajnë një marrëveshje në Sofje, e cila parashikon që për një periudhë dy vjeçare të dy palët të shkëmbejnë..
Komisioni Evropian e ka shpallur vitin 2023 Vitin e Aftësive për të nxitur mësimin gjatë gjithë jetës dhe për të mbështetur inovacionin. Arsimi dhe inovacioni ishin temat e një dialogu civil javën e kaluar në Sofje me Komisioneren Evropiane..
Më 16 maj në Tiranë u zhvilluan konsultime politike mes ministrive të jashtme të Bullgarisë dhe Shqipërisë, njofton MPJ bullgare. Gjatë bisedimeve u theksuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në ekonomi, turizëm, arsim dhe shkencë. Në..
Bullgaria do të duhet të respektojë elemente të veçanta të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe..