Më 17 nëntor në Presidencë, kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistët e shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit për shërbime të jashtëzakonshme në zhvillimin e sportit bullgar. U nderuan kampionët olimpik të mundjes Bojan Radev dhe Petër Kirov, kampionja olimpike në qitje Maria Grozdeva, nënkampioni olimpik i gjimnastikës Krasimir Dunev, legjenda e volejbollit Cvetana Bozhurina dhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Bullgar Bellço Goranov. Këtë vit, secili prej të nderuarve feston përvjetorin e vet.
Pavarësisht kushteve të këqija të motit dhe reshjeve të vazhdueshme të borës, atleti ynë kombëtar Allbert Popov u rendit i treti në sllallomin e Kupës Botërore të Skive Alpine në qendrën dimërore amerikane Palisades Tahoe. Albert Popov –..
Ditën e diel, më 26 shkurt, Medalistja e bronztë e botës dhe kampionia e Evropës në kategorinë deri në 48 kilogramë Sevda Asenova i solli Bullgarisë titullin e parë të edicionit të 74-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Stranxha” . Në..
Bullgarja Julija Stamatova u kualifikua në çerekfinale të turneut të tenisit në Antalija, me një fond çmimi prej 15 mijë dollarësh. Në setin e fundit, bullgarja 29-vjeçare bëri një depërtim vendimtar dhe fitoi ndaj Mavi Josterajh të Austrisë me..