Ministrat e Jashtëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë - OSBE po takohen në qytetin polak Lodz. Polonia, e cila është mikpritëse mori vendimin e paprecedentë për të mos ftuar Sergej Llavrov në forumin dyditor për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Zëvendësministri i jashtëm rus Sergej Rjabkov tha para Russia Today se OSBE-ja është në kolaps.“OSBE-ja po shkatërrohet si një organizatë, ajo përdoret në mënyrë cinike nga një rreth i ngushtë vendesh për të përçmuar pikëpamjet alternative mbi arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare”, thotë Rjabkov.
Gjermania dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën aq sa është e nevojshme, ekonomikisht, financiarisht, humanitarisht dhe me armë derisa të arrijë fitoren ndaj Federatës Ruse, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në Konferencën e Sigurisë në Berlin. Kancelari shprehu bindjen se Rusia nuk mund dhe nuk do ta fitojë luftën që ka nisur. Sulmi ndaj Ukrainës ndryshoi arkitekturën e sigurisë në të gjithë Evropën dhe Gjermania nxori mësimet prej tij, shtoi Scholz, cituar nga Reuters.
Pas luftimeve të ashpra në Donbas, ushtria ruse pushtoi fshatin Andreevka në jug të Bahmutit dhe përparoi afër Donetsk, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Korrespondentët ushtarakë rusë në internet po raportojnë se forcat ukrainase janë ende duke bombarduar Andreevka.
Bullgaria nuk merr pjesë në dërgimin e përbashkët të predhave në Ukrainë së bashku me 9 vende të tjera, tha presidenti Rumen Radev në Bruksel para samitit të BE-së. Vetëm 17 vende lidhën një marrëveshje furnizimi për Ukrainën. Bullgaria u angazhua..
Sot do të prezantohet platforma për monitorimin e çmimeve në zinxhirët e shitjeve me pakicë e zhvilluar nga qeveria e përkohshme, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit dhe komunikacioneve Hristo Aleksiev. Ai shpjegoi se zinxhirët..
Ministri për Evropën i Mbretërisë së Bashkuar, Leo Dohërti, është duke bërë një vizitë në Sofje. Bullgaria dhe Britania e Madhe janë duke punuar për një marrëveshje partneriteti strategjik, njoftoi Ambasada Britanike në Sofje. “Vizita është një..
12 ditë para 2 prillit mund të deklarojmë se jemi gati për zgjedhje, tha kryeministri në detyrë Gëllëb Donev para Këshillit të Ministrave dhe shprehu..
Sipas një programi partner, 2.5 milionë vezë u importuan nga Ukraina në Bullgari, tha për BNR kryetari i Bashkimit të Mbarështuesve të Shpendëve, Ivajllo..
Rreth 200 shtetas bullgarë kanë prona në Dubai, tha për BNT drejtori i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave Boris Mihajllov. Ai shtoi se aktualisht po..