Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

OKB-ja pret një ngadalësim të rritjes së ekonomisë bullgare në vitin 2023

Lufta në Ukrainë po e vë në provë ekonominë botërore dhe ekspertët e OKB-së po parashikojnë për vitin 2023 rritjen më të ngadaltë në dekadën e fundit.

Për Bullgarinë, rritja parashikohet të ngadalësohet nga 3 për qind e pritur në 2022 në 1.5 për qind në 2023. Sipas këtij treguesi, vendi është një nga shtetet që prezantohen më mirë në BE, sepse për të gjithë komunitetin rritja e parashikuar është 0.2 për qind në vitin 2023. Në vitin 2024, rritja e ekonomisë bullgare pritet të përshpejtohet në 3 për qind.

Inflacioni bullgar parashikohet të ngadalësohet nga 14 për qind e pritur në 2022 në 7.5 për qind në 2023 dhe të bjerë në 3.2 për qind në 2024.

Tregu i punës mbetet i qëndrueshëm. Sipas përllogaritjeve të OKB-së, papunësia në 2022 ishte 5.3 për qind dhe do të arrijë në 4.3 për qind në 2023.


Më shumë nga rubrika

8.5% është inflacioni vjetor i muajit korrik

Në korrik 2023, inflacioni mujor i matur me indeksin e çmimeve të konsumit ishte 0.9% krahasuar me muajin paraardhës, dhe inflacioni vjetor për korrikun 2023 krahasuar me korrikun 2022 ishte 8.5%. Në korrik 2023, krahasuar me muajin paraardhës, rritja..

botuar më 23-08-16 3.55.MD

Për Dhomën e Tregtisë, marrëdhëniet e biznesit me Kinën janë të pabalancuara

Kryesia e Dhomës Tregtare Bullgare zhvilloi bisedime me ambasadorin e ri bullgar në Pekin Andrej Tehov. Kryetari i dhomës, Dobri Mitrev, e informoi diplomatin se sipërmarrësit që tregtojnë me Kinën i konsiderojnë marrëdhëniet bilaterale të biznesit..

botuar më 23-08-15 10.09.PD
Banka Bullgare për Zhvillimin

“Fitch” konfirmoi vlerësimin e qëndrueshëm të kreditit të Bankës Bullgare për Zhvillimin

Agjencia Ndërkombëtare “Fitch Ratings” konfirmoi vlerësimin afatgjatë të Bankës Bullgare për Zhvillimin pas rishikimit të kryer muajin e kaluar, njoftoi thesari. Vlerësimi “BBB” me një perspektivë pozitive është i barabartë me vlerësimin sovran dhe..

botuar më 23-08-09 9.53.PD